Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidenti i Estonisë Alar Karis

Politikë

Bajram Begaj vizitë në Estoni: Linjë direkte Talin-Tiranë! Ndihmon turizmin, rritje e bashkëpunimit

5 Shtator 2024, 16:40| Përditesimi: 5 Shtator 2024, 16:49

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi ditën e sotme Estoninë, një prej shteteve baltike më të zhvilluara.

Ai u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial në Talin nga homologu estonez, Alar Karis.

Presidenti i Republikës, shprehu besimin se kjo vizitë do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, ndërsa njoftoi hapjen e një linje direkte me Tiranës e Talinit.

“Linja direkte shkurton distancën, rrit shkëmbimet ekonomike, turizmin dhe afron më shumë dy popujt”, tha ai. 

Veç mundësive për rritjen e turizmit, Begaj, theksoi se ka ende hapësira për rritjen e investimeve estoneze në Shqipëri, si në energji, bujqësi, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në atë kibernetike.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?