TIRANË- Presidentit i sapozgjedhur i Shqipërisë ka marrë urimin e rëndësishëm për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Urimi ka ardhur pikërisht nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.
Urimi i Vladimir Putin është i treti që vjen për Bajram Begajn nga kryetarët e shteteve. Më parë atë e ka uruar Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. Ndërsa zgjedhjen e tij president e kanë përshëndetur edhe ambasadat në Tiranë, Komisioneri Evropian për Zgjeriminin, Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë.
Teo je shum I sakte per kush e kupton dhe ka menjen e holle.
PërgjigjuOre nje pyetje nga salla kam une? Po si cuditshem perkoi urimi i Putinit me konferencen ne te cilen akuzonte doktori balkanin e hapur si projekt Rus!! Sa te sinkronizuar qe jan mo shoku!!
PërgjigjuFutja kot. Putin as nuk e di qe eshte nisur nje leter. Ato jane procedura standart qe i ben protokolli cdo shteti.
Përgjigju