Sport

Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën, Silvinjo: Fola 30 minuta në telefon me të, por situata të tilla ndodhin kudo në botë

3 Shtator, 18:12| Përditesimi: 3 Shtator, 19:11

  • Share

Pak ditë më parë, mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Bajrami 23 vjeç, braktisi Shqipërinë për Zvicrën teksa ekipi ishte grumbulluar për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Por trajneri Silvinjo thotë se situata të tilla ndodhin kudo në botë. Megjithatë, ai shtoi se pasi u informua për këtë vendim, bisedoi për rreth 30 minuta me vetë Bajramin.

“Ne kemi plotësuar listën e pritjes që në datën 17 gusht, nuk kemi pasur ndonjë feedback nga klubet e lojtarëve. Kur kemi nxjerrë listën zyrtare nuk kishin ndonjë problem, por një ditë më pas dikush nga Federata më telefonoi dhe më tha që Bajrami ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Kam folur me të për 30 minuta në telefon, por nuk kemi çfarë të themi sepse është një situatë që ndodh me shumë lojtarë nëpër botë”.

Pyetje: A ndihesh fajtor që nuk e aktivizove Bajramin në një ndeshje zyrtare?

Trajneri Silvinjo: Nuk ndihem në faj, gjithmonë mundohem të bëj më të mirën për grupin dhe ekipin. Kam një staf të mirë që kujdesen për ekipin dhe lojtarët. Bajrami para dy vitesh nuk luante shumë as te Benfica dhe u munduam ta suportojmë. E kemi grumbulluar dhe kemi folur, diskutuam specifikisht. Pas vendimit të tij kam folur për 30 minuta në telefon, por përsëri është një bisedë private që mbetet mes nesh. Është diçka që e kam përjetuar edhe në kombëtaren e Brazilit edhe pa qënë trajner kryesor. E njoh si histori dhe nuk kam çfarë të them më tepër. I uroj suksese lojtarit dhe nuk ndihem në faj.


Lajmi kryesor:

Silvinjo: Letonia është ekip i vështirë, po e përgatisim ndeshjen shumë mirë


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?