Sassuolo dhe Torino barazuan 1-1. Në orën 20:45 në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Për Sassuolon nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teksa në stol për këtë duel ishte Marash Kumbulla. Te Toro luajti Vojvoda. Sa i takon golave, gjithçka u mbyll në dhjetë minutat e para të ndeshjes. Pinamonti në të pestën minutë shënoi për Sassuolon, teksa Zapata barazoi pas vetëm katër minutave. Sassuolo me 20 pikë ndodhet në vendin e 16-të, ndërsa Torino me 33 pikë në vendin e dhjetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi 'tërbon' Romën dhe e mposht 2-4 në kryeqytet! Lazios fiton 1-3, Immobile vendos rekord! Kumbulla në stol
S.Dh/ReportTv.al