Për javën e nëntë në Serie A, Lazio fitoi 0-2 kundër Sassuolos në "Mapei Stadium". Ky pritej të ishte një derbi mes shqiptarësh, teksa as Bajrami dhe as Hysaj nuk morën minuta në këtë duel. Nedimi i Sassuolos nuk ishte as i grumbulluar, ndërsa Elseidi i Lazio qëndroi në stol. Ndeshja u zhbllokua pas 28 minutash lojë me golin e Felipe Anderson. Në të 35 minutë ishte Luis Alberto që shënoi golin e dytë. Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 13 pikëve për vendin e shtatë, ndërsa Sassuolo me 10 pikë mban vendin e 13-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi tre gola për kreun, Napoli fiton edhe pa Osimhen! Lazio mposht Sassuolon
S.Dh/ReportTv.al