Bakayoko është i Napolit, Barcelona merr Depay-n dhe një mbrojtës në ditën e fundit

5 Tetor 2020, 13:26| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 13:29

  • Share

Napoli ka mbyllur gjithçka për mesfushorin Bakayoko, i cili sot do të mbërrijë për vizitat mjekësore. Ai vjen si i huazuar nga Chelsea dhe do të plotësojë vendin e lënë bosh nga Allan. Sakaq nga ekipi i Gatusso-s do të largohet Jose Callejon, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë për Fiorentinën, si zëvendësuesi i Chiesa-s.

Në La Liga Barcelona ka bërë dy goditje të minutave të fundit edhe pse ende nuk janë zyrtare. I pari është një dëshirë e trajnerit Kuman dhe quhet Depay. Transferimin e holandezit e ka pranuar edhe drejtori sportiv i skuadrës francezëe, megjithëse ka shtuar se do të ishte i lumtur nëse 26-vjeçari do të qëndronte.

Sakaq goditje tjetër e minutave të fundit për Barcelonën është mbrojtësi 19-vjeçar i Manchester City-t. Erik Garsia do kalojë në Camp Nou për shifrën e 15 mln eurove.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?