Bakllava me fistik dhe krem nga zonja Albana

16 Dhjetor 2022, 10:22| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 10:24

  • Share

Bakllava me fistik dhe krem

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 150 gr fistikë
  • 450 gr krem djathi
  • 1 fç sheqer
  • 1 majë luge kripë
  • 2 vezë të plota
  • 1 të verdhë vezë
  • 1 bustinë vanilje
  • 200 gr gjalpë i tretur
  • 1 limon

Përgatitja:

Fillimisht grijmë fistikët dhe i trazojmë me pak sheqer dhe gjalpë të tretur. Rrahim të bardhat e vezëve në marengë, shtojmë më pas kremin e djathit, vazhdojmë trazimin dhe më pas shtojmë të verdhat.

Lyejmë një tavë rrumbullake me gjalpë të tretur dhe vendosim petët një e nga një duke i spërkatur mirë me gjalpë. Kujdesemi që petët të dalin jashtë tavës. Vendosim një shtresë me fistikë, një shtresë me krem dhe përsëri një shtresë me fistikë. E sherbetosim bakllavanë dhe e lemë të ftohet dhe të përthithë mirë sherbetin.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?