Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 120 gr gjalpë
- 250 gr fistikë
- 500 ml qumësht i kondesuar
Përgatitja:
Marrim petat dhe i presim në mes në varësi të taves. Shkrijmë gjalpin dhe lyejmë fundin e tavës. Grijmë fistikët, një pjesë imët dhe një pjesë më trashë. Shtrojmë 8 petat e para dhe bëjmë një shtresë me fistikë. Më pas shtrojmë dhe 8 petët e dyta dhe përsëri një shtresë me fistikë. Përfundojmë me shtresën e fundit të petave. Presim bakllavanë, e lyejmë me gjalpë sipërfaqen lart dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi të piqet, siç është e nxehtë i hedhim qumështin e kondensuar.