Receta

Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana

27 Dhjetor, 12:45| Përditesimi: 27 Dhjetor, 12:48

  • Share

Bakllava me kadaif dhe arra

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 vezë
  • 1 lk kripë
  • 1 lk sheqer
  • 1 lç uthull
  • 1 lç vaj
  • 300 ml kos
  • 500 gr kadaif
  • 300 gr arra
  • 200 gr gjalpë i tretur
  •  
  • Sherbeti:
  • 2 gota ujë
  • 3 gota sheqer
  • 1 lç limontoz
  • Vanilje

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e ndajmë në 2 pjesë. Më pas e ndajmë në kulaçka. Hapim petët, në mes shtrojmë kadaifin me arra të cilin e kemi pjekur më parë. Shtrojmë petët e tjera duke i spërkatur me gjalpë. E presim në formën e nuskave dhe e vendosim në pjekje në 200 gradë. Më pas e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?