Bakllava në shtëpi apo në pastiçeri? Shqiptarët ‘besnik’ ndaj traditës! Diferencë e ulët çmimi, tregtarët: Preferohet me arra

31 Dhjetor 2022, 13:15| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 13:27

  • Share

Që festat e fund vitit të marrin kuptim të plotë, duhet që në tryezë të jetë e vendosur dhe bakllavaja, traditë e vjetër shqiptare.

Disa familje zgjedhin ta blejnë e disa ta bëjnë vetë.

Për një bakllava tradicionale të përgatitur në shtëpi, duhen 10 kokrra vezë, 1 kg miell, 2 kg arra, 1 kg gjalpë, 1 gotë vaj, një gotë qumësht dhe 1 gotë kos. Ndërsa për sherbetin 1 kg e gjysmë sheqer dhe 1 litër ujë.

“Produktet që shërbejnë për përgatitur një bakllava tradicionale në shtëpi kushtojnë 28 mijë lekë të vjetra”, tha shitësja. 

Për ata që zgjedhin që bakllavanë ta kenë gati ëmbëlsirën e festave, pastiçeritë kanë nisur prodhimin që në fillim të muajit dhjetor. Më e preferuara mbetet ajo me arra.

“Preferohen më shumë bakllavatë me arra, por edhe me pistakio. Kemi filluar që në fillim të muajit dhjetor me shitjet e bakllavave. Tepsitë mesatare shkojnë 25 e sipërm 10 mijë lekë kg shkon bakllavaja tradicionale. Tepsia mesatare shkon 32 mijë lekë. Duhen dy ditë që të përgatitet një bakllava”, tha pastiçeria.

Nga një vëzhgim i Report Tv rezulton se pavarësisht rritjes së kostos, pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare do ta kenë këtë ëmbëlsirë tradicionale në tryezë, e të tjerë do të zgjedhin lloje të tjera, kryesisht kadaifin për të ëmbëlsuar natën e ndërrimit të viteve.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?