Bakllava pa sherbet me qumësht të kondensuar, shije fantastike nga zonja Albana

29 Prill 2022, 13:55| Përditesimi: 29 Prill 2022, 13:56

  • Share

Bakllava me qumësht të kondensuar pa sherbet

Përbërësit:

1 pako petë për bakllava

175 gr gjalpë

250 gr arra

100 gr biskota të thërrmuara

1 kuti qumësht të kondensuar

100 gr fistik

3 lgj sherbet

1 lç kanellë

1 lç karafil

Përgatitja:

Në një filxhan të vogël përgatisim pak sherbet ku shtojmë karafilin dhe kanellën pluhur. Grijmë arrat bashkë me fistikët dhe biskotat dhe shtojmë pak sherbet.

Kemi tretur gjalpin, lyejmë mirë tavën. Vendosim petët duke i spërkatur mirë me gjalpë. Bëjmë dy shtresa mbushje me arra, fistikë dhe biskota. Gjalpin e mbetur e hedhim në fund mbi bakllavanë pasi e kemi prerë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur.

Sapo ta nxjerrim nga furra bakllavanë e pjekur e sherbetosim vetëm me qumështin e kondensuar dhe spërkasim me fistikë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?