Bakllava turke
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 2 vezë
- 2 fk qumësht
- 2 fk kos
- 200 ml vaj
- 1 lgj lëng limoni
- Kripë
- Sheqer
- Arra me shumicë
- 500 gr gjalpë
- 500 gr niseshte
Sherbeti:
- 500 gr sheqer
- 300 ml ujë
- 1 lgj lëng limoni
Përgatitja:
Zëmë brumin, e ndajmë në 4 pjesë dhe çdo pjesë në 20 toptha të vogla të cilat i hapim sa një pjatë filxhani kafeje. 20 petët i bashkojmë dhe i hapim, shtrojmë arrat dhe sërish petët. Në fund e presim bakllavanë dhe e spërkasim të gjithë me gjalpë. E vendosim në furrë të parangrohur në 150 gradë sa të pijë gjalpin dhe më pas në 180 gradë.
Komento