Në këto ditë thuajse të gjithë flasin për Izraelin; por pak e dinë që shkenca, dhe veçanërisht bioteknologjia, ka luajtur një rol thelbësor në lindjen e kësaj shteti më 1948. Duhet të kthehemi pas në vitin 1914, kur në gusht shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe shumë ishin të bindur se do të përfundonte brenda Krishtlindjeve. Gabuan: konflikti mori menjëherë një drejtim aq të papritur sa tragjik. Nga njëra anë u kuptua që kishim përballë një luftë shumë të gjatë dhe të përgjakshme, nga ana tjetër që do ta fitonte ai që do të arrinte të ndërtonte një aparat prodhimi armësh dhe municionesh të aftë të qëndronin në kohë.
Kjo menjëherë u duk shumë e vështirë, sepse luftimet po zhvilloheshin në një mënyrë të paparë më parë, veçanërisht për shkak të intensitetit të përdorimit të artilerisë: mendoni që gjatë një bombardimi 35-minutësh në betejën e Neuve Chapelle, Mbretëria e Bashkuar hodhi më shumë predha sesa kishte përdorur në të gjithë luftën anglo-boer. U arrit deri në atë pikë sa në maj 1915 çdo top anglez mund të qëllonte maksimumi katër herë në ditë, dhe në këto kushte lufta me të vërtetë do të kishte përfunduar shpejt, por shumë keq.
Mungesa e municioneve angleze vinte kryesisht nga fakti që për mbushjen e predhave të artilerisë përdorej korditi, një eksploziv që kishte zëvendësuar barutin tradicional sepse kishte një përparësi të madhe: nuk prodhonte tym gjatë të shtënës, duke përmirësuar ndjeshëm funksionimin e armëve. Por për të prodhuar korditin nevojitej patjetër aceton. Dhe Anglia nuk kishte, sepse e importonte nga Gjermania dhe Austro-Hungaria, të cilat, si armiq të Britanisë, kishin ndërprerë eksportet. Alternativa ishte ta nxirrje nga distilimi i drurit, por nga njëqind tonë dru prodhohej vetëm një ton aceton, dhe ishte e pamendueshme të përdorej kjo metodë në shkallë të gjerë, edhe sepse lloji i drurit më të përshtatshëm vinte nga Europa Qendrore, atëherë aleate e gjermanëve. Me pak fjalë, situata ishte shumë e rëndë dhe dukej pa rrugëdalje.
Zgjidhja erdhi papritur nga një kimist, Chaim Weizmann, ekspert i fermentimeve, domethënë i reaksioneve kimike që kryhen nga mikroorganizma, si ajo që, për shembull, shndërron sheqernat e mushtit në alkool etilik, duke çuar më pas në prodhimin e verës. Weizmann, që ishte një hebre me origjinë ruse, por që jetonte dhe jepte mësim në Britaninë e Madhe, arriti të izolojë një bakter — të quajtur Clostridium acetobutylicum — i cili ishte në gjendje të prodhonte aceton nga niseshteja, një substancë që merrej lehtësisht nga misri, patatet dhe gruri. Ky reaksion ishte aq efikas, sa nga njëqind tonë niseshte përftoheshin 12 tonë aceton (së bashku me substanca të tjera). Fermentimi mund të ndodhte në fabrikat e birrës, dhe acetoni mund të pastrohej në distileritë që prodhonin xhin: situata, edhe falë dashurisë së anglezëve për këto pije, u përmirësua ndjeshëm.
Mbeti një problem tjetër: burimet e niseshtesë — misri, patatet, gruri — ishin gjithashtu ushqime të domosdoshme për popullsinë. Por edhe kjo vështirësi u kapërcye kur u kuptua që frutat e gështenjës së egër (Aesculus hippocastanum) — ato gështenja të pangrënshme që ne i quajmë “gështenja indiane” ose “gështenja të çmendura” — mund të përdoreshin në vend të produkteve të tjera, të cilat ishin burime të çmuara ushqimore. U mobilizuan nxënësit në të gjithë Anglinë për të mbledhur këto gështenja, dhe rezultati i të gjitha këtyre përpjekjeve ishte që prodhimi i acetonit arriti të kalonte 100 tonë në javë.
Efekti përfundimtar ishte dramatik: ndërsa Mbretëria e Bashkuar gjatë pesë muajve të parë të Luftës së Madhe kishte prodhuar 500 mijë predha artilerie, në vitin 1917 arriti të prodhonte 50 milionë. Nuk është e vështirë të kuptohet që e gjitha kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa zbulimet e Chaim Weizmann dhe pa ndihmën e tij të vazhdueshme në zhvillimin e teknologjisë. Britania e Madhe e dinte që kishte një borxh të madh ndaj kësaj figure të vetme, dhe kryeministri, Lloyd George, i tha se mund të kërkonte si shpërblim çfarëdo që të donte. Me habinë e të gjithëve, Weizmann nuk kërkoi para, tituj apo nderime. Ai jo vetëm që ishte hebre, por edhe një sionist i bindur dhe u përgjigj: “Kam vetëm një dëshirë: një komb për popullin tim”.
Dëshira iu plotësua: pak më pas erdhi Deklarata e famshme Balfour që mbështeste krijimin e një kombi hebre në Palestinë. Kur kjo dëshirë u realizua, në vitin 1948, me krijimin e shtetit të Izraelit, Chaim Weizmann u bë president i tij deri në vdekjen më 1952.
Me pak fjalë, ajo substancë që përdoret, ndër të tjera, për të hequr manikyrin nga thonjtë, ka pasur një rëndësi të madhe në histori falë një shkencëtari gjenial, të cilin, në këto kohë kaq të vështira, mendoj se është e drejtë ta kujtojmë me fjalët që ai tha në vitin 1949 para Asamblesë Kushtetuese të Shtetit të Izraelit:
“Tërë jetën time kam luftuar që shkenca dhe kërkimi shkencor të bëhen gurthemeli i sipërmarrjes sonë kombëtare. Por gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm se ekzistojnë vlera më të larta se ato shkencore, vlera thelbësore nëse duam të shërojmë plagët e njerëzimit: po flas për drejtësinë dhe integritetin, për paqen dhe vëllazërinë”.
Reaksioni i tij për prodhimin e acetonit që shpëtoi Anglinë në Luftën e Parë Botërore është tashmë krejtësisht i vjetruar; fjalët e tij, shumë më pak./La Repubblica
Komente

Hë mor ju "Pro Palestinezët". Palestina është absolutisht kundër Kosovës së lirlë (edhe myslymanë pale). Izraeli gjithmonë na ka ndihmuar. Palestinezët presin koka, Izralelit bravo i qoftë që mbron veten. Respekt. Ti çrrënjosin kto derra të pabesë.
PërgjigjuEshte krijuaur nje shtet nazist ne mes te lindjes se mesme e pastaj flasin per paqe
PërgjigjuNazistet do tmerroheshin me cfare kane bere keta