Në Baku, ku ndodhet për një vizitë pune, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Takim konstruktiv me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.
Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.
Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.”- shkruan në Facebook Presidenti.
Begaj ndodhet për një vizitë pune në Azeirbaxhan. Ditën e djeshme presidenti shqiptar u nderua me “Nizami Ganjavi, Çmimi Ndërkombëtar për vitin 2024”. Ky çmim i jepet personaliteteve me kontribut të lartë në këtë forum.
Presidenti Begaj ndoqi punimet e Global Baku Forum, një takim i përvitshëm me personalitete të larta drejtuese nga e gjithë bote, ku Begaj pati mundësinë të kishte dhe një takim me presidentin e Azeirbaxhanit Ilham Aliyev.