Kryeministri Rama me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Baku

Baku/ Samiti i klimës Cop29, Rama krah presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i çmuar i Shqipërisë! Diskutuam për ecurinë e projekteve të rëndësishme

12 Nëntor, 10:22| Përditesimi: 12 Nëntor, 10:25

  • Share

BAKU - Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit ku po ndjek punimet e samitit të OKB, Cop 29 lidhur me ndryshimet klimatike.

Ndërkohë ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga dita e djeshme ku ndodhet krah presidenti të Emirateve të Bashkuara, Muhammed BIn Zayed.

Rama shkruan se Zayed është një mik i madh i Shqipërisë me të cilin diskutoi disa projekte të rëndësishme që lidhen prodhimin e energjisë dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, por pa harruar linjën e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh etj.

Rama ndodhet në një vizitë dy ditore në Baku, ku po merr pjesë në samitin Cop29 së bashku me liderë të tjerë shtetesh nga e gjithë bota.

'Baku, Azerbajxhan - Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri', shkruan Rama. 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?