‘Baladë dramatike’, analiza e BBC-së për këngën e Shqipërisë në Eurovision, ja parashikimi

6 Prill 2023, 12:33| Përditesimi: 6 Prill 2023, 17:02

  • Share

Numërimi mbrapsht ka filluar! Kjo e premte shënon 40 ditë derisa java e Eurovizionit të nisë me një ceremoni hapje në Liverpool.

Të 37 këngët janë dorëzuar tani, me tekste që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi nga djalli deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

BBC ka bërë një renditej të të gjitha këngëve këngëve pjesëmarrëse, ndër to edhe Shqipëria, e cila sipas medias britanike, nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.

‘Albina Kelmendi është përfaqësuesja e Shqipërisë në EuroSong për vitin 2023, e cila rastësisht e ka edhe emrin të ngjashëm si vendi që përfaqëson.

Një ish-nënkampione e The Voice, ajo po interpreton këngë Duje, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca përfundon me Albinën e cila rrëzohet në gjunjë e përlotur.

Vargjet e Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj.

Parashikimi: Në gjysmën e poshtme të tabelës së vendeve kryesore”, shkruan BBC.

Franca renditet si fituese e mundshme, gjithashtu Suedia me fituesen e vitit 2012, Loreen, Spanja ndër tre më të mirat.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 06/04/2023 19:04

    Pa tjeter ne fund te klasifikimit.Ka ikur koha e muzika baladave.Kuptojeni tashma e largohuni nga ajo muzike e dale "boje".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?