'Balaj zgjodhi me zemër, e bindi edhe projekti!' Presidenti i Vllaznisë: Blerje e kushtueshme për mundësitë tona, do ketë edhe largime

15 Janar 2023, 17:07| Përditesimi: 15 Janar 2023, 17:25

  • Share

Vllaznia befasoi të shtunën teksa lajmëroi marrëveshjen me sulmuesin e kombëtares Bekim Balaj, duke bërë me shumë gjasë edhe transferimin më të bujshëm të merkatosë së janarit në futbollin shqiptar. Kjo padiskutim ka trembur edhe rivalët, por për ‘Report Tv’ presidenti i klubit shkodran Alban Xhaferi tregoi se si e bindi 32-vjeçarin të kthehej në klubin ku u formua si futbollist pas 13 vitesh.

“Ka vendos me zemër. Ana emocionale ka qenë e rëndësishme për këtë vendim për të ardhur në Shkodër. Projekti jonë që është serioz por edhe sukseset e dy viteve më parë. Plus çdo takim ka të veçantat e veta duke përfshirë edhe projektin. Se kemi objektiv për të luftuar gjithmonë për titull dhe Kupë,”-u shpreh Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

Me siguri për arkat e klubit të Vllaznisë kjo goditje ka kushtuar jo pak, duke parë potencialin dhe eksperiencën që sulmuesi ka.

“Sigurisht që Balaj është një lojtar me vlera, referuar edhe ekpseriencës që ka në Europë. Ka një vlerë të konsiderueshme, duke parë edhe nivelin e klubit tonë, por me pak sforco dhe shumë dëshirë e bëmë të mundur. Kam thënë ne duhet të bëjmë një merkato sa më të zgjuar. Balaj është një goditje e duhur e Vllaznisë për objektivat që kemi,”-tha Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

Në fund Xhaferri zbuloi edhe sesi do vijojë merkato e Vllaznisë deri në fund të janarit kur ajo është e hapur.

“Jemi në periudhë merkato dhe smund të them kurrë asgjë derisa të mbyllet. Me Bekimin kemi plotësuar sulmin, që nuk ka patur performcën e duhur. Po shohim edhe mundësi të tjera, por ka edhe merkato në dalje,”-deklaroi Alban Xhaferri, president i Vllaznisë.

Pas fitores së fundit me Partizanin Vllaznia renditet e treta me 25 pikë, 3 më pak se Tirana e vendit të dytë dhe 4 më pak se të kuqtë e kryeqytetit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?