Balenë belgua

Balena spiune ruse gjendet e ngordhur në brigjet norvegjeze

2 Shtator, 10:21| Përditesimi: 2 Shtator, 10:27

  • Share

Një balenë beluga e dyshuar se ishte trajnuar si spiune nga Rusia është gjetur e ngordhur në brigjet norvegjeze.

Trupi i kafshës, me nofkën “Hvaldimir”, u gjet duke pluskuar në qytetin jugperëndimor të Risavikës dhe u dërgua në portin më të afërt për ekzaminim.

Balena u pa për herë të parë në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë me një kamerë GoPro të bashkangjitur që shkruante "Pajisje e Shën Petersburgut".

Ndaj kjo gjë bëri që të përflitej se gjitari mund të ishte një balenë spiune, diçka që ekspertët shprehen se ka ndodhur në të kaluarën.

Themeluesi i Marine Mind, Sebastian Strand tha se shkaku i ngordhjes është ende i panjohur dhe se balena nuk kishte ndonjë lëndim të dukshëm.

Rusia ka një histori të trajnimit të gjitarëve detarë për qëllime ushtarake, por asnjëherë nuk e ka pranuar se Hvaldimir mund të jetë trajnuar nga ushtria ruse.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?