Balerinët Adela dhe Anxhelo Muçollari rijetësojnë magjinë e baletit 187-vjeçar, 'La sylphide'

1 Qershor 2019, 17:22| Përditesimi: 1 Qershor 2019, 19:04

  • Share

Përsëri “Në majë të gishtërinjve”, kësaj here për të ndarë me publikun një tjetër përrallë. Ajo si “La sylphide”, e i vëllai në rolin e skocezit të dashuruar arritën mbrëmjen e së premtes të rijetësonin magjinë e një baleti 187-vjeçar që u frymëzua, nga një balerinë. Adela dhe Anxhelo Muçollari sollën në skenën e ArTurbinës një histori të lashtë  dashurie mes reales dhe surreales, njeriut dhe zanës së ajrit, baletit, muzikës e mitologjisë.

Baleti përmes mizaskenash, pantonimave, lëvizjeve silfidiane, risjell versionin origjinal të veprës, atë të August Bournonville, që u shfaq për herë të parë në 1836-ë në Kopenhagen, duke ruajtur gjatë dy akteve të gjallë vëmendjen e publikut.

Adela erdhi me lehtësinë e balerinës muzë, Maria Taglionit që shënoi “revolucionin” duke ngjitur në skenë për hërë të parë këtë pjesë referuese për baletet tradicionale romanike. Natyrisht duke rrëfyer zanafillën e kuanteve, për herë të parë në “La sylhide”, e natyrisht “Në majë të gishtërinjve”.

Katër net magjike, me katër çifte balerinësh që u japin mundësi talenteve të reja të rrëfejnë përmes gjuhës së trupit një histori të rrallë dashurie, mbyllin rrugëtimin  e tyre silfidian mbrëmjen e së dielës, në skenën e ArTurbinës. 23 të rinj të Shkollës së Baletit ju bashkuan solistëve të TKOB, për të përjetuar e njëherazi dhuruar një ëndërr.

Historia

James, një i ri skocez është në vigjilje të dasmës me të fejuarën e tij Effie-n, por një zanë ajri (silfide) do t’i shfaqet duke kërcyer në ëndërr e do të zhduket në zgjimin e tij. Djaloshi dashurohet me të, e njëkohësisht duhet të martohet me Effie-n. Mes të ftuarve në dasmë shfaqet shtriga Madge, e cila i rrëfen James-it se Effie dashuron dikë tjetër më shumë se atë. James e përzë shtrigën dhe përgatitjet e dasmës vijojnë. “La sylphide” rishfaqet, por vetëm ai mund ta shikojë. Para ceremonisë, ajo rrëmben unazën e dasmës të destinuar për Effie-n. James e ndjek në pyll, duke braktisur të fejuarën.

Gjatë aktit të dytë, James i gjendur në pyllin e magjepsur, merr dhuratë nga shtriga Madge një shall magjik që duhet ta ndihmojë për të kapur zanën. Por shalli i helmuar sapo hidhet në supet e zanës bën që ajo të humbasë krahët, duke sjellë një fund tragjik.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?