E krijuar në vitin 1993 në Vienë të Austrisë, “Balfin Group” operon në 9 shtete të Evropës.
Presidenti i kësaj kompanie, sipërmarrësi i njohur shqiptar Samir Mane ka treguar këtë të Enjte në “Opinion” se “Balfin” do të jetë që nga Shtatori prezent dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Do ndërtojmë shtëpi në Amerikë“, theksoi Mane.
-Në sa vende është i shtrirë aktualisht “Balfin Group”?
Samir Mane: Aktualisht është i shtrirë në 9 vende, së shpejti në Shtator do të jemi në vendin e 10-të. Është një kompani tashmë multi-funksionale.
-Në cilat vende jeni?
Samir Mane: Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Bosnje, Austri, Holandë, Zvicër…
-Dhe vendi i 10-të?
Samir Mane: Vendi i 10-të është Amerika, nga Shtatori do të jemi me aktivitet atje.
-Me se do të merret “Balfin” në Amerikë?
Samir Mane: “Balfin” në Amerikë do të merret me Real State, do fillojnë projektet e para në Shtator.
-Do ndërtoni shtëpia në Amerikë?
Samir Mane: Do ndërtojmë shtëpi në Amerikë, po! Kemi gjetur vendet, po studiojmë, aty janë lejet më të kollajshme. Amerika është një nga vendet me mundësitë reale dhe qartësinë e madhe të biznesit./Opinion.al
Futja pak beton ose dru edhe amerikaneve or teeeejjjjj
Përgjigju