Balina Bodinaku dhe Luiz Ejlli

Balina Bodinaku reagon për herë të parë pas komenteve të Luizit: Gjuha e tij është e papranueshme

1 Maj 2023, 08:30| Përditesimi: 1 Maj 2023, 09:10

  • Share

Edhe pse ajo nuk ishte këtë vit opinioniste në BBVIP, Balina Bodinaku, nuk i ka shpëtuar dot jehonës së reality shoë.

Gazetarja u shpreh në një intervistë televizive se presionin që po ndjejnë dy opinionistët aktual e ka ende të freskët nga eksperienca e saj e vjetshme duke nënvizuar se nuk është aspak normale gjuhën që përdoret kundër tyre.

"Opinionet mbeten opinione. Ti duhet ta respektosh, ta dëgjosh. Mund të mos pëlqej, por duhet ta respektosh opinionin e dikujt në lidhje me një temë të caktuar", tha Bodinaku duke shtuar se edhe rastet e dhunës janë të patolerueshme.

A ka pasur momente që nga kolltuku e divani i shtëpisë së saj ajo është revoltuar me ngjarje të programit?

"Gjuha e Luiz Ejllit herët e fundit ka qenë e papranueshme. Po të isha opinioniste aty do ta thota patjeter", shtoi Balina.

Edhe pse nuk është në karrigen e programit ajo bën shpesh LIVE në Instagram për ecurinë e BBVip. Nuk ndahet dot nga jehona e programit?

"Të gjithë flasin për ta, për ngjarjet aty. Edhe nëse e bëj për audiencë, për ndjekësa nuk shoh asgjë të keqe. Nësë më rriten ndjekësit nga këto LIVE, le të rriten s’ka asgjë të keqe", përfundoi Bodinaku.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazmir: 02/05/2023 17:28

    Nuk i pelqen Luizi Balines se thot te verteten dhe eshte i drejtperdrejt. Pse nuk foli me pare Balina, por kur tha nje te vertet Luizi. Opininistet jane aty per te dhene opinione te drejta dhe jo te bejne diferncime te banoret,apo te shtremberojne nje te drejte qe e shohin me sy mijra Shqiptare. Ji me e drejt ne gjykim zonja Balina.

    Përgjigju
  • Ismail: 01/05/2023 12:25

    Dukej hapur fare qe Balina mbante nga Donaldi dhe ti nuk e pranon dot dhe meresh me gjuhen dhe pozicionin e opinionisteve!

    Përgjigju
  • Mario: 01/05/2023 09:43

    sa te kete bllokun e ceqeve te Priftit te firmosura per benetin ne rregull eshte i lejohet cdo lloj gjuhe per dy jave. Kushedi ci nxjerr Kjares pas 10 vitesh ndoshta 10 muajsh zorra qorre e Dritanit

    Përgjigju
  • lideri: 01/05/2023 09:11

    eshte shume i vertete luizi nuk ju pelqen po eshte e vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?