Kiara Tito

Balina Bodinaku tregohet e ashpër me Kiara Titon: U fut në Big Brother për ta kapur ca followers ose ndonjë emision, kjo është në kurriz të lojës

12 Prill 2023, 12:39| Përditesimi: 12 Prill 2023, 12:40

  • Share

Balina Bodinaku, ish-opinionistja e Big Brother ka komentuar situatat e krijuara me banorët. E ftuar në ‘Wake up’, Bodinaku u ndal edhe tek rifutja e Kiara Titos në Lojë.

Bodinaku ka pasur një qëndrim të ashpër kundrejt moderatores, për të cilën thotë se nuk është futur për të bërë lojë, por për të kapur disa followers në rrjetet sociale ose për të siguruar kontratë për të prezantuar ndonjë emision të ri.

“Një lojtar nëse vendos të futet, e aq më tepër të rifutet në lojë, duhet të futet vetëm për veten e tij dhe për të bërë lojën e tij, jo si e dashura e dikujt. Kiara vërtet se tha po futem si e dashura e Luizit aty, por kjo nuk do të thotë që po futet për të bërë lojë. Kjo pikërisht përforcon atë mendim dhe ide që po themi të gjithë, që ajo nuk ka hyrë aty për lojë. Në atë shtëpi hyhet për lojë, në qoftë se nuk e ke mendjen për të bërë lojë, çdo qëllim tjetër që të fut në atë shtëpi, të ka nxjerrë jashtë asaj shtëpie. Ti nuk je aty brenda për asnjë arsye tjetër përveçse për të luajtur. Nëse nuk luan dot, në qoftë se nuk gjen një arsye për të luajtur, atëherë nuk ke arsye për të qëndruar brenda në shtëpi.

Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë re që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi, që kanë hyrë, jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar. Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hy njëherë, të kap ca “followers”, të kap një emision. Kjo është në kurriz të lojës dhe në kurriz të atyre që e shohin lojën. Ne sot ankohemi dhe themi që ka momente kur loja mbahet nga një ose dy lojtarë dhe kjo për këto arsye. Kiara nëse është rifutur, është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin”, u shpreh Bodinaku.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ela: 12/04/2023 13:44

    shume sakt e analizove e kerkon famen me cdo cmim

    Përgjigju
  • Jari: 12/04/2023 13:38

    Nuk keni ndonjë temë tjetër po mereni me Llumin që ka grumbulluar Vjollca + Arbana, ai as Produksion nuk mund të quhet. Aty në atë shpi është grumbulluar Injoranca jonë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?