‘Balkan Bazar’ dhuron spektakël në Durrës, këngë shqiptare me ritmet e muzikës Rock

7 Gusht, 14:19| Përditesimi: 7 Gusht, 14:29

  • Share

Një spektakël të vërtetë kane dhuruar per publikun durrsak dhe turistet e shumtë grupi muzikor Balkan Bazar. Ata performuan në sheshin “Liria” këngët më të mira të repertorit të tyre.

Drejtuesit i grupit, Wilson Luari shprehet shumë i emocionuar për këtë vizitë dhe koncert të parë ne Durrës.

“Idea e projektit lindi nga një grup shokësh dhe kolegësh me idenë që të sillnin në skenën e muzikës italiane kulturen ballkanikë, sidomos atë shqiptare. Repertori i Balkan Bazar përmban më shumë se pesëdhjetë këngë, disa të marra nga folklori ballkanik si dhe krijime të grupit”, u shpreh ai.

Po ashtu edhe për instrumentistët italian, të performonin përpara publikut durrsak, ishte akoma më emocionuese se për anëtarin shqiptar të grupit të tyre.

Emri i grupit është një tribut ndaj regjisorit Edmond Budina, ndërkohë që idea muzikore është miksimi i traditës me muzikën rock.

“Balkan Bazar eshte një grup i formuar në vitin 2018 nga Wilson Luari, muzikant  shqiptar që jeton në Itali, në bashkëpunim me muzikantët e tjerë të grupit të gjithë italianë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?