Foto ilustruese

Paralajmërimi: Çdo mjet i parkuar gabim në Tiranë do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet

26 Shtator 2023, 16:48| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 20:04

  • Share

Një nga shkaqet për trafikun e rënduar në disa rrugë urbane kryesore dhe dytësore në Tiranë janë dhe parkimet në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë paralajmëruar të gjithë shoferët që parkojnë në vendet e gabuara. Ministri Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur mjetet e parkuara gabim. 

"Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet", deklaron ministri.

"Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund. Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e 
trafikut", tha Balla.

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/09/2023 02:44

    /KRISTI/,para shume vitesh vajta ne Athine te vizitoja te afermit.Sipas tyre duket qe dhe Athina u perfshi nga ethet e bumit te ndertimit,shume kohe perpara se Shqiperia.U bene pallate e ndertesa biznesi,por pa parkingje dhe si rezultat tani Athina perballet me nje nga problemet me te renda te parkimit.Te afermeve te mi u duhej kudo te humbisnin nje kohe te gjate ne kerkim te nje vendparkimi e gjithmone nese gjenin ,ishin 15-20 min.me kembe nga vendi ku supozohej te shkonim.Tani kur ndertohet ne Athine,nuk te japin lejen po nuk garantove garazh per banoret e pallateve.Shqiperia ndryshe nga Greqia ka dhe nje problem tjeter,nje pjese e mire e pallateve jane ndertuar ne kohen e Enverit,ku imagjinohej strehim lufte,kurse per parkim e makine as qe imagjinohej,jo me te diskutohej.C'ndodhi pas demokracise me lejet e ndertimit e planet urbanistike qe nuk ekzistonin,eshte e pafalshme,e pajustifikueshme.Por te pakten problemi mbyllet me kaq,imagjino sikur Tirana te ishte nje vend me debore te dendur qe zgjat me muaj e te kishte te astuquajturin /winter ban/ qe kemi ne ketu ku jetoj qe te detyrojne qe t'i parkosh makinat vetem nga njera ane e rruges e ka rruge ku ndalohet komplet parkimi.Valle si do te vepronte bashkia e njerezit ne nje situate te tille?!

    Përgjigju
  • Kristi prej paskuqane: 26/09/2023 22:01

    Do te doja te dija se a ekziston vertet një plan urbanistik ..!? Je kujtu vonë o zotni do të thotë dilush. E pra,jo,unë e miqtë e mi kemi gati mbi 20 vjet që i diskutojmë këto gjëra,që atëhere kur u fillua të zihet çdo hapësirë brenda pallateve ekzistuese që jane pa garazhe dhe ato hapesira do te mbyllnin sadopak fluksin ne rritje te makinave. Nga ana tjeter ndertimet ne keto hapesira,rritën dendësine dhe bashkë me të dhe dyfishimin e problemit të parkimit. Nuk mjaftoi kjo por bashkia iu mori pallateve elzistuese rrugët ku ishte parkimi i fundit per qytetaret,por dhe aty 'policet privat pa liçencë' dmth "të fortēt",të merrnin lek per nje parkiim,sot është bashkia që ka vënë tarifa parkimi,apo ka bërë korsi biçikletash,( qê në fakt nuk vlen se biçikleta del në rrugë në një pikë se korsia ska vazhdimsi),që e rëndojnë më tej trafikun,se ngushtojne rrugën dhe përveç se rezidentët nuk parkojnë edhe bizneset nuk kane mundesi furnizimi,bleresit po se po,duhet te parkojne tek 'Sheshi Skenderbej' ,apo 'Air Albania' dhe ti mbajne femijet ne krah e perdore per ti çuar e marrë në çerdhw,kopshte e shkolla.Keshtu i bie apo jo,se deri tani është bërë duke parkuar keq.Por tani e tutje një prind qe do te shkoje dhe ne pune dhe vrapon i stresuar ne trafikun e renduar edhe nga shiu,tani nuk duhet te bej 'gabim' te ndaloje dysh se 'e ha',por duhet ta mbledh mendjen,o ne këmbe ,o te ngjeshet ne dy tre autobuze,qe ta çojë femijen e tij .. Si mos të mjaftojë gjithë kjo katrahurë urbanistike,vazhdohet e ndērtohet çdo ditë në hapësira të ngushta e të vogla nëpër rrugica,ku ndërtuesi i 'ligjshëm' ndërton në mënyrë të paligjshme në bazë të ligjeve të urbanistikës dhe tē paktën dhe ne shkelje të kodit moral,kur kjo urbanistikë nuk ekziston. E pra ,n'a del se një plan urbanistik në qytetet tona,sidomos flas për Tiranën 'metropol',ku jeton 1/3 e popullsisë,nuk ekziston,se minimalja do të ishte që t'i shërbehej qytetarit,të mos ndërtohej në hapesirat ekzistuese,te zgjidheshin parkimet rezidenciale,ku sot kjo eshte kthy ne qesharake,sepse perfshijne hapesira te medha banimi,që ska sens.te hiqen korsite e biçikletave dhe tu lihet hapesire bizneseve dhe rezidenteve per parkim. Sigurisht ka dhe New York dendësi,por ka alternativa,se ka metro mbi te gjitha,ndersa autobuzet tane fizarmonikë,që kalojnë tashmë në rrugica,nuk zgjidhin problemet e trafikut,prandaj dhe të flitet gjoja për rregulla teafiku dhe 'kercenime' gjobash nga shteti,është sa qesharake ,aq dhe e dhimbshme dhe tinzare,sepse qutetarët duan shërbim në këmbit tē kontratës me pushtetin dhe të kërkosh të 'zgjidhësh' problemi duke iu shkaktuar stres e kosto shyesë qytetarit,kur je 'ti' që ke shkaktuar problemin,është një paradoks i nadh dhe ska sens.

    Përgjigju
  • Aldo: 26/09/2023 21:54

    Ishalla dhe jo me karoatrec por ti shtypin e ti paketojne per varreza .

    Përgjigju
  • hajde: 26/09/2023 17:28

    makinat 3 metra do hiqen nga makina 10 metra qe do futen ne qarkullim rrugve te tiranes. hajde vizion hajde, per te mos permendur kohen qe do parkoj per te ngritur makinen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?