Balla dhe Basha u takuan në të njëjtin apartament? Ironia e Desada Metajt: Doktor, më zhgënjeve! Na kishe premtuar video erotike

11 Maj 2023, 17:48| Përditesimi: 11 Maj 2023, 17:55

  • Share

Desada Metaj, ish këshilltarja e Lulzim Bashës, aktualisht anëtare e AMA-s, ka reaguar për lajmin e publikuar ditën e djeshme ku thuhej se Basha dhe Taulant Balla janë takuar në një apartament. Siç duket makina me të cilën Basha mbërrin në apartament është e Desada Metajt dhe kjo e fundit e ka konsideruar si një montazh videon ku pretendohet se Balla dhe Basha janë takuar me njëri-tjetrin në 3 dhjetor.

Në një reagim të bërë, ajo Berisha do ta përdorë videon si alibi për humbjen në zgjedhjet e 14 majit ndërsa me ironi tha se ishte ‘zhgënjyer’ nga Berisha i cili kishte paralajmëruar më parë publikime të videove erotike të ambasadorëve të huaj.

"Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden. 

Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake... e duke më shpall mua non grata

Krusha- episod2" shkruan Desada Metaj.


Lajmi kryesor:

Takime me Ballën? Basha: Montazhe qesharake për t'i fryrë përçarjes së demokratëve! I shërbejnë Ramës


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?