Ministria e Brendshme do të propozojë ndryshime ligjore për dyfishimin e dënimit për krimet e kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, veçanërisht për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
"Do të bëjmë publike edhe propozimet tona për ndryshime në Kodin Penal për “dyfishim” të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla ku fokusi i veçantë mbetet dyfishimi i të gjitha formave të dënimit për shpërndarjen, shitjen e lëndëve narkotike, brenda perimetrit të sigurisë në shkolla", tha ministri Balla.
Do të bëjmë publike edhe propozimet tona për ndryshime në Kodin Penal për “dyfishim” të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla ku fokusi i veçantë mbetet dyfishimi i të gjitha formave të dënimit për shpërndarjen, shitjen e lëndëve narkotike, brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.
"Krahas drogave tradicionale është shtuar përdorimi nga të rinjtë edhe i drogave sintetike, që paraqesin një rrezikshmëri të lartë për jetën e tyre. Edhe sot gjatë operacionit të policisë, gjatë kontrolleve janë zbuluar lloje droge, të cilat për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Kur shpalla më datë 1 shtator planin e masave për sigurinë në shkolla, kisha në mendje pikërisht këtë situatë alarmi social, që prek apo rrezikon të prekë drejtpërdrejtë familjet dhe fëmijët tanë", shtoi ministri.
Balla tha se krahas ndryshimeve ligjore, lufta ndaj fenomenit të drogës përfshin edhe ngritjen e një aleance ndërinstitucionale e mbarëqytetare kundër drogës. Synimi sipas ministrit të brendshëm është që të mos lejohet asnjë zonë e lirë për grupet kriminale veçanërisht pranë shkollave.
"Objektivi im kryesor në krye të Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me DPPSH, është që, ta themi njëçikë kështu shqip, që spaçatorëve do duhet t’ua nximë jetën në ditët në vijim."
Nga janari deri në 1 shtator policia ka sekuestruar 829 kilogramë kanabis, 61 kilogramë kokainë, 15.5 kilogramë heroinë dhe 5.2 kilogramë ekstazi të destinuar për tregun e brendshëm duke proceduar 1541 persona.
Lajmi kryesor:
Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!
M.Q.//ReportTv.al