Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj zbardh detaje nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Një ditë pas ndryshimeve në qeveri dhe Kryesinë e Kuvendit, kryesocialisti Rama mblodhi grupin, ndërsa prezantoi 3 ministrat e rinj Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengo, si edhe kreun e grupit Niko Peleshi.
Gazetarja Myslimaj mëson se Rama ka vlerësuar punën e Taulant Ballës dhe Niko Peleshit, dhe Ervin Mete, të cilët drejtonin ministrinë e Brendshme atë të Mbrojtjes dhe të Financave.
Në mbledhje nuk ishte Ervin Mete, i cili u hoq nga drejtimi i ministrisë së Financave.
Lajmi kryesor:
Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama prezanton në PS ministrat e rinj dhe kreun e grupit! Seanca e posaçme shtyhet për nesër
SI.E.//ReportTv.al