Pamje nga ritakimi i Taulant Ballës me diasporën në Londër

Politikë

Balla i rikthehet takimeve me Diasporën, ndalesa e parë në Londër: Mirënjohje të gjithëve, ju na bëni krenarë me imazhin që i jepni Shqipërisë në botë!

16 Qershor, 11:27| Përditesimi: 16 Qershor, 11:30

  • Share

Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, i është rikthyer takimeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke e nisur me një ndalesë mes shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Londër.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatit pozitiv që socialistët morën në të gjithë diasporën.

Në një darkë festive mes qindra shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, Balla shprehu mirënjohjen për kontributin dhe përfaqësimin dinjitoz që diaspora i jep imazhit të Shqipërisë në botë. 

“Këta këtu sonte janë shqiptarët e vërtetë të Londrës, që e bëjnë krenar Shqipërinë dhe shqiptarët.  Shumë mirënjohje të gjithëve!”, tha Balla mes të tjerash.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ku ishin të pranishëm sipërmarrës, profesionistë dhe figura të njohura të komunitetit shqiptar në Londër, Balla theksoi se suksesi i tyre nderon Shqipërinë dhe shqiptarët, duke edhe shprehur dëshirën që darka të tilla, të cilat janë mesazhe shumë të bukura për gjithë diasporën, për gjithë shqiptarët kudo që janë, të kthehen në një traditë të bukur.

"Sepse vetëm kështu ne mund t’u tregojmë jo vetëm britanikëve, por të gjithë botës se kush janë shqiptarët e vërtetë", u shpreh Balla.

Takimet me diasporën do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me ndalesa të planifikuara në Itali dhe Greqi, dy nga vendet me përqendrimin më të madh të shqiptarëve jashtë kufijve. 

Partia Socialiste shënoi një rezultat në votën e diasporës në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku fitoi mandatin e katërt. Rezultati nga diaspora, e cila i dha Partisë Socialiste 122.255 vota, apo 61.14% të votave nga jashtë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?