Politikë

Balla inspekton punimet në Elbasan: Rruga në Labinot Mal ishte shndërruar në rrezik për banorët

12 Gusht 2019, 16:02| Përditesimi: 12 Gusht 2019, 16:04

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja inspektuan punimet në aksin rrugor Elbasan-Labinot Mal, i cili për shkak të rrëshkitjeve të tokës ishte kthyer në problem serioz për qarkullimin.

Balla tha se punimet do të përfundojnë shumë shpejt dhe qarkullimi do të jetë normal. "Dëmtimi i kësaj rruge ka qenë një prej problemeve kryesore që e kemi ngritur prej kohësh sepse janë të shumtë banorët e gjithë Njësisë Administrative Labinot Mal që prekeshin nga mungesa e këtij aksi rrugor. Sot jemi në prag të përfundimit të punimeve që kanë bërë të mundur, jo vetëm risistemimin, por edhe zgjerimin, dhe asfaltimin e kësaj pjese, e cila është një nga pjesët më të vështira.

Nëse do të vijohej të lihej në gjendjen që ishte rrezikohej, jo vetëm jeta e udhëtarëve, por edhe jeta e banorëve poshtë na Labinot Fushë sepse muri i gurit, në degradim e sipër, ishte shndërruar në një rrezik të madh për banorët", deklaroi  Balla.

Ndërsa Llatja në fjalën e tij tha se ky ishte një investim emergjent. "Jemi përpjekur të ruajmë balancën e investimeve në të gjitha Njësitë Administrative, jemi përpjekur të ofrojmë të njëjtin shërbim cilësie. Shembja e kësaj pjese të rrugës ishte bërë një problematikë shumë e madhe për të gjithë qarkullimin e zonës" u shpreh Llatja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?