Rruga “Ibrahim Rugova” konsiderohet nga Policia Rrugore si një nga akset më problematike sa i takon trafikut të automjeteve në kryeqytet.
Kryqëzimi që bashkon këtë rrugë me atë të “Myslym Shyrit” është i mbikëqyrur gjithnjë me policë rrugorë për shkak të ngarkesës së lëvizjes së automjeteve.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut në qytet dhe rrugët interurbane.
“Kjo është me të vërtetë një pikë e cila krijon trafik në orare të caktuara dhe duhet të bëjmë sa më shumë shfryrje”, tha Balla.
“Te ky kryqëzimi këtu është i përhershëm punonjësi i policisë”, tha shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Besmir Qibini.
Efektivët e policisë rrugore kanë konstatuar se në orët e mëngjesit dhe pasdites trafiku është më i rënduar në kryeqytet.
“Në cilat orare ka më shumë trafik?”, pyeti Balla.
“Në mëngjes është ai orari kur njerëzit ikin për në punë dhe pasdite kur kthehen nga puna”, tha efektivi.
Prej 1 viti policia rrugore po përdor edhe “dronët edukativë”, për të evidentuar shkelje të drejtuesve të mjeteve, por edhe këmbësorëve. Patinat elektrike vijojnë të mbeten problem.
“Në zonat ku kalon trafik-ndarësi, ku janë vërtet shqetësim, në nyjet problematike, ku kemi pasur aksidente me pasoja. Nga analiza që kemi bërë rezulton se në 15.8% të rasteve kanë qenë fajtorë këmbësorët. Kemi konstatuar gjithashtu në rrugë interurbane kryesore raste të përdorimit të monopatinave elektrike”, u shpreh Qibini.
Policia Rrugore e Tiranës shpeshherë përdor edhe zhvendosjen e mjeteve me karroatrec, si në këtë rast, kur ato janë të parkuara në akse kryesore dhe që pengojnë lëvizjen.
Po gjithë Tirana është problem në ato orare, duhet një studim e ndërhyrje serioze!..po 21 dhjetori?!si në Kryqëzim si te inxhinieria e ndërtimit Apo në hyrje dalje të rrugëve lidhëse?!
PërgjigjuPo re po me fjale po me vepra i mbytet qytetaret. Dole ti çoban me ber si dashur me qutetaret. Ti s'do njerezit e tuj.maskarenj qe e groposet cdo gje ne kete komb.
Përgjigju