Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së/ Balla: Do të merren masa për këdo që bllokon foltoren! S'tërhiqemi nga ligji për amnistinë fiskale

20 Shkurt 2023, 11:42| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 14:38

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat theksoi se kushdo që bllokon foltoren e Kuvendit do të përballet me masa disiplinore. Gjithashtu Balla nënvizoi edhe njëherë çështjen ku opozita kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal dhe e cilësoi të turpshme faktin që në Kuvend u dërguan firma të falsifikuara.

Bllokimi i seancave plenare dhe kaosi gjatë punimeve do të vijojë thotë Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla sepse është arma që po përdor Sali Berisha si presion ndaj drejtësisë referuar çështjes së Gërdecit dhe 21 Janarit.

“Do të ketë masa për bllokuesit e punimeve të Kuvendit. Deputetët të marrin kohën për t’u përgatitur me mocionin për debat. Vendimi për mos të zhvilluar një Kuvend normal, ka nisur që në dhjetor. As McGonigal dhe çështje të tjera nuk ishin në politikën e opozitës, dhe seancat u bllokuan. Seancat do të bllokohen deri sa Berisha do vazhdojë t’i bëjë presion drejtësisë me këto qasje, apo me ato që i quan protesta, apo të shkojë deri te ajo që e cilëson ‘revolucioni i madh’. Vendimmarrja jonë, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kam bërë një paraqitje të seancës së fundit. Me gjithë këto përpjekje nga opozita, ose foltorja e PD-së, përsëri seanca e fundit ishte seancë ku deputetët folën, me zhurmë apo pa zhurmë. Po ashtu edhe fakti që shumica jonë parlamentare tregoi edhe një herë se edhe kur bëhet fjalë për votim të fshehtë, PS i kishte votat në mbështetje të Kryetares së Kuvendit, duke hedhur poshtë propozimin për shkarkimin e saj. Raporti ynë është i qartë, ku sqarohet se veprimet e Kryetares së Kuvendit kanë qenë të bazuara te rregullorja. Duhet të dini shumë qartë se ka pasur një diskutim në konferencën e kryetarëve. Duhet të merrni dhe procesverbalin. Sapo kam mbaruar mbledhjen kam dalë në një deklaratë për mediat, ku ju kam informuar se Kuvendi është vënë para një turpi për të perifrazuar atë që kam thënë para jush, në kushtet kur na u vu para një kërkesë deputetësh me firma të falsifikuara. I kërkova deputetëve të opozitës që të tërheqin atë kërkesë. Të falsifikosh firmën e një deputeti nuk duhet toleruar. Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim, votë kundër Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Aliebeaj, që çështja të mos shqyrtohej. Në një seancë tjetër Kuvendi i Shqipërisë, më 23 janar, vendosi ngritjen e komisionit të posaçëm për ligjet parlamentare.”, tha ai.

Referuar pyetjeve për kërkesën e ngritjes së komisionit hetimor për McGonigal Balla u shpreh se ajo do të shqyrtohet pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e cilësoi të turpshme faktin që në Kuvend u dërguan firma të falsifikuara.

‘Kuvendi u vu para një turpi pasi sollën firma që ishin të falsifikuara. Më 23 janar kemi vendosur ngritjen e komisionit për ndryshimet në komisionet parlamentare. Ju e mbani mend se të njëjtin qëndrim kam mbajtur edhe për një tjetër komision hetimor. Nuk bëhet fjalë se është çështja McGoniglal. Kur të transforohen vendimet e GJK do ta bëjmë një shqyrtim në thelb. Ne jemi të detyruara që të zbatojmë detyrimet e Gjykatës Kushtetuese.’- tha Balla.

Balla u shpreh se Partia Socialiste nuk tërhiqet në ligjin për amnistinë fiskale.

Ora 12:06
Balla zbardh detajet: Si futi në Kuvend një flakadan deputetja e PD, e fshehu në trup! Do ta shkrepte Edmond Spaho

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zbuluar se si një deputete e opozitës kishte marrë në seancën plenare të së enjtes brenda në sallë, një flakadan. Sipas tij, këtë flakadan do ta shkrepte deputeti Edmond Spaho.

"Në seancën e fundit ka pasur një përpjekje për ta përshkallëzuar dhunën në Kuvend. Një deputete duke përfituar nga fakti i të qenit zonjë ka futur në Kuvend një flakadan dhe pastaj atentatori do ishte zoti Spaho. Për fat të mirë duke qenë se dhe unë ju drejtova publikisht i thashë “zoti Spaho mos e shkrep flakadanin”, nuk ndodhi gjë", tha Balla.

“Shpresoj që akte të tilla dhune mos ndodhin në Kuvend”, vijoi ai.

Kujtojmë që në seancën plenare të së enjtes, u krijua sërish kaos për shkak të përjashtimit të disa deputetëve të tjerë të PD. Ndërkohë që paralelisht jashtë Kuvendit u mbajt edhe protesta e radhës e opozitës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 20/02/2023 15:09

    O SALI MOS TE ZENT MARSI ISHALLA VDEKSH E SHPETON SHQIPERIA NGA TY HALE KOMBIT BASHK ME XHUXHAT E TU FUNDERRIN SHPELLARI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?