Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve

17 Prill, 12:58| Përditesimi: 17 Prill, 22:27

  • Share

Shqipëria është përzgjedhur për të mirëpritur konferencën rajonale europiane të organizatës ndërkombëtare të policisë kriminale Interpol, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 11-13 qershor.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë.

“Ministria e Brendshme kishte propozuar për mbledhjen e radhës të qeverisë dy akte. I pari ka të bëjë me organizimin e kësaj konference, e cila është një vlerësim së pari për Shqipërinë në tërësi, por po ashtu edhe për rezultatet e mira të arritura nga Policia e Shtetit, e cila në bashkëveprime dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese ka forcuar goditjen kundër krimit të organizuar, pandëshkueshmërisë, sepse kjo lidhet drejtpërsëdrejti me një etapë të re të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Interpol”.- tha Balla.

“Ju e keni parë çdo ditë që Policia e Shtetit me këtë agjenci të rëndësishme ndërkombëtare po gjen dhe po ndalon me qëllim ekstradimin në Shqipëri apo nga Shqipëria në vende të tjera të personave të përfshirë në akte apo vepra të tjera penale. Në këtë këndvështrim ratifikimi më pas nga kuvendi i kësaj marrëveshje që ka të bëjë me organizimin në Tiranë të konferencës rajonale europiane është një moment, i cili natyrshëm do të shërbejë edhe për të mirëpritur në Shqipëri drejtuesit e Ministrive të Brendshme, por edhe drejtuesit e Policive të Shtetit të gjithë vendeve të Europës dhe po ashtu për të rritur e forcuar bashkëpunimin në nivel dypalësh me të gjitha policitë e vendeve europiane”, nënvizoi Balla.

Balla u shpreh se “Shqipëria po mirëpret samitet e BE-së, sikurse ndodhi në dhjetor të 2022, mirëpret samitet e Procesit të Berlinit, si dhe këtë samit të rëndësishëm të organizatës më të madhe të bashkëpunimit policor në botë, Interpol”.

Sakaq qeveria ka miratuar rregulla të reja për licencimin dhe magazimin e lëndëve piroteknike. Ministri i brendshëm tha se qytetarët janë ankuar për përdorimin e fishekzjarrëve ndërsa premtoi se policia do të monitorojë më fort situatën.

Përdorimi në mënyrë të parregullt i lëndëve piroteknikë fishekzjarrëve jo vetë oraret dhe përdorimit në mesnatë ato që më kuptojmë më mirë nënat me fëmijë të vegjël . kemi miratuar rregulla të reja për mënyrën e pajisjes me licensë dhe procesin e licencimit dhe sigurinë që lidhet me magazinimin.. se fsheh faktin se e kemi lehtësuar në aspektin burokratik duke përqasur aplikimin online. Do të lehtësohet procedura. Apeli im ndaj qytetarëve, por kjo nuk duhet të dëmtojë apo prishë qetësinë e anëtarëve të tjerë të komunintetit ku ti jeton qoftë në Shqipëri apo kodit penal. Është e palejuar dhe ndëshkohet penalisht përdorimi i lëndëve piroteknike. Policia do vazhdojë të monitorojë situatën.’- tha Balla.

Ora 22:25
‘Policë që punojnë me krimin’, Balla i përgjigjet Dumanit: Bashkëpunimi me SPAK i shkëlqyer, në asnjë operacion s’ka rrjedhur informacioni

1713385650_balla.JPG

Deklaratëns së kreut të SPAK Altin Dumani pak ditë më parë se ka policë të inkriminuar brenda Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj duke thënë se në se Policia e Shtetit dhe prokuroria e posaçme kanë pasur një sërë aksionesh të suksesshme, pa rrjedhje informacioni.

Ministri Balla: Sot në mbledhjen e qeverisë janë miratuar edhe rekomandimet sa i përket luftës kundër kriminalitetit. Sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme gjej rastin të them që në vlerësimin tim dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Më rezulton që nuk kemi asnjë operacion të përbashkët të Prokurorisë së Posaçme dhe të Policisë së Shtetit që të ketë pasur rrjedhje të informacionit. Të gjitha operacionet kanë qenë të suksesshme, të gjithë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste, janë mundur të identifikohen, të bëhet gati procesi, dhe më pas të arrestohen nga Policia e Shtetit. Ky bashkëpunim po vijon dhe në luftën për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që ka të bëjë me personat të cilët i shmangen drejtësisë, kështu që edhe në këtë aspekt, ne vijojmë të punojmë së bashku. Mund t’ju them p.sh., që t’i referohem operacionit të fundit, të iniciuar nga Policia e Shtetit që ka të bëjë me luftën kundër emigracionit të paligjshëm, dhe më pas me bashkëpunimin e shkëlqyer me Prokurorinë e Posaçme, i cili vazhdon. Deri tani janë arrestuar një numër i konsiderueshëm personash të përfshirë në rrjetet e trafikimit, por janë arrestuar dhe punonjës të policisë, kryesisht të Departamentit të Policisë Kufitare, të cilët janë të përfshirë në mbështetje të veprimtarive kriminale. Dua ta theksoj që procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit është një proces i rëndësishëm, është prioriteti im kryesor në detyrën e Ministrit të Brendshëm, dhe të mos harrojmë që ky lidhet drejtpërdrejt me bashkëveprimin me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, qofshin këto vendase apo të huaja. Kur them agjenci ligjzbatuese Prokuroria e Posaçme dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë aleatët tanë të rëndësishëm për ta çuar përpara këtë proces, dhe po ashtu dhe agjencitë e tjera sikurse është Interpoli, Europoli. Të mos harrojmë, këtu mund t’ju marr një shembull, - vlerësimi i agjencive ndërkombëtare ligjzbatuese për vitin 2023, Policia Britanike dhe ajo Metropolitane e kanë shpallur Policinë e Shtetit si partnerin e tyre më të mirë, sa i përket bashkëpunimit. Kjo lidhet drejtpërdrejt me besimin dhe punën efikase nga Policia e Shtetit. Por unë nuk e fsheh që ne ende nuk jemi aty ku unë dua të jemi, që ka të bëjë me gjykuesin tonë kryesor, dhe gjykuesi ynë kryesor është publiku. Unë pres dhe punojmë çdo ditë bashkë me çdo punonjës të Policisë së Shtetit për ta bërë këtë institucion dhe këtë organizatë partnerin më të besueshëm për qytetarët. Ata janë që na gjykojnë!

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?