Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në zyrën e Kryetarin të Bashkisë së Neë Yorkut, Eric Adams.
Balla e ka vlerësuar Adams, si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar.
"Eksperienca e NYPD sa i përket luftës kundër krimit, policimi në komunitet dhe bashkëpunimi i Akademisë sonë të Sigurisë me Akademinë e Policisë së Neë York ishin disa nga temat kryesore të diskutimit", mes ministrit të Brendshëm Shqiptar dhe kreut të Bashkisë së Neë Yorkut, informoi zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në SHBA për të marrë pjesë në Samitin e Shefave të Policisë së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.