Delegacioni shqiptar në Gjermani gjatë takimit me Christian Lange

Politikë
Top 24

Balla në Berlin, Sekretari i Shtetit për Drejtësinë: Ngritja e BKH dhe SPAK do të luftojë krimin

21 Nëntor 2018, 14:35| Përditesimi: 21 Nëntor 2018, 14:37

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit, Christian Lange në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ecuria e Reformës në Drejtësi. Përfaqësuesit e Shqipërisë në takim e njohën Lange me ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK.

Nga ana e tij Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës.

Sekretari i Shtetit Lange vlerësoi ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi. Gjithashtu ai shprehu bindjen se përfundimi i kësaj reforme dhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, do të shërbejnë për të forcuar edhe më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Në fund të takimit Lange shprehu mbështetjen e qeverisë gjermane në përmbushjen e reformave, si mjeti i domosdoshëm në rrugën evropiane të Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?