Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pritur nga ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, Nancy Faeser në Berlin për të forcuar bashkëpunimin në kuadër dhe të operacioneve të përbashkëta.
Dy homologët e vunë theksin tek bashkëpunimi i shkëlqyer mes policive të dy shtetet. Këtu përfshihen operacionet e përbashkëta të tyre, por edhe në kuadër të operacioneve me Interpol, Europol etj., në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kibernetike dhe migracionit të paligjshëm informoi sot zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme, për takimin në Berlin.
Ministri shprehu mirënjohjen qeverisë dhe Policisë Federale për mbështetjen e ofruar Policisë Kriminale dhe forcave RENEA.
“Falë mbështetjes së gjermane Policia e Shtetit do të ketë një shërbim modern dhe të sigurt komunikimi të brendshëm", u shpreh ministri i Brendshëm Balla pas takimit.
Një grup prej 16 policësh janë krah kolegëve gjermanë në garantimin e sigurisë gjatë europianit.
Dy ministrat shkëmbyen si dhuratë dhe dy fanella të futbollistëve të kombëtareve përkatëse ku prapa ishin emrat e tyre