Politikë

Balla nga Athina thirrje shqiptarëve të Greqisë: Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit dhe dorëzojeni për t'i dhënë fitoren PS

29 Prill, 09:15| Përditesimi: 29 Prill, 11:21

  • Share

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë. 

"Tani ajo që na duhet dhe që duhet nga secili prej jush është që ata që nuk e kanë tërhequr ende të lidhen menjëherë dhe të shkojnë ta marrin vetë zarfin me fletën e votimit," theksoi Balla, duke nënvizuar se koha është vendimtare për të garantuar që çdo votë të mbërrijë në Shqipëri brenda afatit, ora 19:00 e datës 11 maj 2025. 

Balla risolli në vëmendje se ky proces është historik, pasi për herë të parë diaspora ka të drejtën e votës dhe çdo votë e hedhur është një mbështetje e drejtpërdrejtë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

"Për t’i dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste një fitore si asnjëherë tjetër, falë votës tuaj, falë votës së diasporës," shprehet Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Athina. 

Balla falënderoi shqiptarët që tashmë kanë votuar dhe i ftoi të gjithë ata që e kanë tërhequr fletën e votimit ta dorëzojnë menjëherë në pikat postare të DHL, ose të nënkontraktorëve të saj, Kurier apo Speedex, në mënyrë që të sigurohet mbërritja në kohë e votës në Shqipëri për numërim më 11 maj.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?