Balla nga Elbasani: Berisha e Meta vodhën protestën për qëllime politike, aktet e dhunës sponsorizohen nga ato

12 Dhjetor 2020, 13:29| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 13:48

  • Share

Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla tha nga Elbasani se këto akte të dhunshme në protesta nga të miturit janë duke u sponsorizuar nga opozita. Balla tha se protesta e nisur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur nga opozita, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha. Balla shprehet se të miturit sponsorizohen me para opozita dhe më pas dalin në qytete dhe shkatërrojnë çdo gjë që u del para.

Nga Elbasani, Balla tha se tashmë kemi të bëjmë me akte dhune, huliganizëm dhe vandalizëm dhe jo më një portestë.

 "Protesta e ditës së parë ishte një protestë e nisur nga zëra qytetarë të paangazhuar politikisht. Por protesta tashmë është grabitur nga politikanët e së keqes në Shqipëri. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha janë tashmë grabitësit e protestës e cila nisi si një protestë e drejtë, për të ngritur zërin kundër një akti që prokuroria e vendit e ka cilësuar kriminal, është marrë i pandehur punonjësi e policisë ndërsa gjykata vijon procesin ndaj tij.Ndërkohë shqiptarët nuk kanë harruar se kur Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, vrisnin qytetarë bashkë në bulevard, urdhrat e prokurorisë për vrasësit nuk ekzekutoheshin, madje vrasësit merreshin në mbrojtje dhe gradoheshin. Lulzim Basha u gradua nga Sali Berisha për vrasjet në bulevard. Në këtë këndvështrim, për të qenë korrekt me përgjigjen, dua të them se protesta qytertare tashmë është grabitur nga opozita e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Tashmë kemi të bëjmë me akte dhunë, huliganizëm dhe vandalizëm.Ju jeni dëshmitarë që edhe në Elbasan pati një tentativë për protestë e cila u organizua nga Partia Demokratike. Në Shkodër organizimi është nga Partia Demokratike e në qytete të tjera po ashtu.

Dhuna po sponsorizohet dhe paguhet nga paratë e korrupsionit të pandëshkuar të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Sali Berishës e Lulzim Bashës. Prandaj dua t'ju them që këto akte dhune nuk kanë ndodhur kurrë në 30 vite. Nuk janë sulmuar kurrë në Shqipëri sinjalistika rrugore, të digjen kazanët e mbetjeve, apo selitë e partive. Ky është frymëzim që vjen nga paratë e korrupsionit. Por ne e kemi thënë, sa më shumë do të vijnë dhimbjet nga goditjet e SPAK-ut, aq më shumë do të rritet vandalizimi i politikës se politikanëve të së keqes", tha Balla.

Taulant Balla tha se shpreh solidaritetin me policët e dëmtuar nga protestat, ndërsa thekson se ajo po bën detyrën e saj duke mbrojtur institucionet.

"Policia shqiptare po mbron pronën publike.  Po mbron institucionet në këtë vend dhe jemi në kushtet ku kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish policie të dëmtuar nga goditjet e adoleshentëve dhe jo vetëm. Shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë të dëmtuar dhe familjet e tyre sepse ata janë në shërbim të komunitetit. Janë më shumë se 200 punonjës policie në këto 30 vite, të cilët kanë humbur jetën, në përpjekje me bandat. Për sa i përket rastit tragjik të 25 vjeçarit, ne kemi vendosur një standard, me një akt moral të dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm. Dorëheqja e Ministrit është akt moral dhe standard politik, kërkesa për dorëheqjen e Drejtorit të Policisë është një inspirim që vjen nga selitë e PD dhe LSI", tha Balla.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ligji: 12/12/2020 21:01

    Pse merreni me opinione,arresto organizatoret e protestes,keputu koken politiqenerve qe fshehen ate debilin stresi qe shurr ne breke, dhe qetesia vjen vete. Po u ben karshillek metaj dhe metaj-kryemadhi,atje coje FNSH-ne ti fusi ne arrest shtepie, te ruhen me police brenda e jashte shtepise,keta familje krimineli.Prite kur ti vije ne ndihme ramuti me qente nga kosova si per termetin.

    Përgjigju
  • Tajar: 12/12/2020 15:12

    O kar ka shume urrejtje qe e keni lene lekun vetem ne disa duar.do hane te gjith o ballamo

    Përgjigju
  • Vicidoli: 12/12/2020 14:19

    Rrofte Birisha te cohemi ta kallim Shqipnin dhe te na prij baca Sali

    Përgjigju
  • Sula: 12/12/2020 14:15

    My idjoti ska ci ben gomarit I bie samarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?