Politikë

Balla nga Elbasani: Dialog po, negociata nuk bëjmë

2 Mars 2019, 15:00| Përditesimi: 2 Mars 2019, 17:15

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot në Elbasan ku vijoi takimet me strukturat e PS. Balla i bëri thirrje opozitës se qeveria është e gatshme për dialog në interes të çështjeve madhore të Shqipërisë, por u shpeh se nuk do të ketë kurrë negociata për rrugën pa krye ku ka hyrë opozita.

“Këtu nga Elbasani, në emrin tuaj u them: Dialog PO, ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog, sepse dialogu në demokraci është një element shumë i rëndësishëm, por jo negociata. Ne nuk mund të negociojmë me ata që në demokraci bëjnë akte terroriste siç është djegia e mandateve të popullit. Në këtë kontekst; ne jemi të gatshëm të dialogojmë për gjërat e mëdha dhe sfidat e mëdha të kombit tonë.

Negociata, për rrugën pa krye ku Saliu, Luli e Monika e kanë futur opozitën, ne nuk kemi mundësi të bëjmë. Zgjedhjet lokale janë në 30 Qershor, zgjedhjet e përgjithshme aty nga e diela e tretë e Qershorit 2021, fiksoje Lulzim.

Nuk ka krizë e as përplasje mes qeverisë dhe opozitës. Ne s’kemi asnjë lloj konflikti me ta; opozita jonë janë hallet dhe problemet e njerëzve.Të djegësh mandatin e deputetit pa asnjë arsye është t’i vendosësh flakën besimit që të ka dhënë populli; troç TRADHËTI”, deklaroi Balla. 

Komento

Komente

  • Floku: 03/03/2019 18:08

    Ti o Taho KE para PSE nuk Ben operation plastik te dukesh si BEQIRI BALLUKU .JENI NJE FIS ...??

    Përgjigju
  • Elbasonci: 02/03/2019 16:36

    I korruptuari Taulant Balla nuk eshte fake news po eshte e vertete ne VOTIMET e 2017 Tao shperndau ne fshatrat e elbasanit dekodera tv ne kembim te votes per PS Ky eshte tradhetar I popullit te vet

    Përgjigju
    • Tomas: 03/03/2019 16:38

      Nga ata te elbasanit je ti ?

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?