Balla nga Elbasani i përgjigjet akuzave të PD-së situatën e dëborës: Fatkeqësi që kemi një opozitë që bën politikë me problemet që sjell Zoti (VIDEO)

16 Shkurt 2021, 17:10| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 17:51

  • Share

Kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në një prononcim për mediat foli mbi situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Ai thotë se vijon puna për zhbllokimin e të gjitha rrugëve dhe pastrimin e dëborës në Elbasan, Lezhë dhe Prrenjas.

Balla gjithashtu i është përgjigjur dhe akuzave të PD-së lidhur me këtë situatë ku u shpreh se është fatkeqësi që kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti.

“Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan. Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha qendrat e njësive administrative, tashmë u hap edhe Labinoti Mal. Unë për 3 ditë e kam ndjekur situatën nga afër në Elbasan, Librazhd e Prrenjas. Ndërkohë që me kompaninë OSHEE vijon puna për rikthimin e energjisë tek abonentët. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonetë pa energji dhe puna po vijon. Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra. Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë. Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve. Pastrimi i rrugëve po përfundon, po ashtu dhe problemet e energjisë.  Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve sepse ashtu siç e kemi thënë Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk ka aleatë, por aleatët e saj janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi” – tha Balla.

Ndërkohë lidhur me garën elektorale në qarkun e Elbasanit, Balla tha se është konceptuar si e fortë, por sërish populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhje, njësoj siç bëri në 2017-ën.

"Gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhjet e veta" - tha Balla.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbnori: 16/02/2021 19:38

    Moti,natyRa apo "Zoti"?!.. çfarë jeni ju Imam,prift apo Fondamentalist???!!..Shteti është Laik!

    Përgjigju
  • Teki: 16/02/2021 17:28

    Kur flasin per faktoret qe ndodhin dhe krijojne kriza te cilat sjellin dhe kritika ndaj qeverisjes, perdorin veten e trete "ato...bora, shiu, termeti". Problemin e gjejne tek veta e trete perseri "ajo, opozita, njerzit, qytetaret", pra tek ata qe nuk jane pergjegjes dhe qe paguajne qe te mireqeverisen. Kur vjen puna per arritjet, rezulratet erj., jemi ke veta e pare "Une, Ne, beme kete e ate". Mire mo njerez e kuptojme qe vuani nga deliri i madheshtise, nga hipokrizia, nga kleptokracia. Te pakten ose mbylleni gojen e rrini urte, ose edhe nese e hani, flisni me etike dhe objektivitet.

    Përgjigju
  • Latif: 16/02/2021 17:24

    Thuaj c'te duash dhe drejtoje si te duash apo si te kesh qejf! Ne Elbasan nuk hodhet as kripe dhe as skorje. Genje sipas oreksit, ne Elbasan por edhe deri ne Prrenjas(duke qene se eshte e njejta prefekture) qytetaret e pane se cfare bete. Ti je nje bastard dhe asgje me shume, genjeshtar, hipokrit. Llumbac i klasit te pare! Bishtpullum dhe qafllum bashke, vjen akoma era bageti or fisqire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?