Nga Librazhdi, duke kujtuar Ditën e Çlirimit të këtij qyteti, Taulant Balla e cilësoi Sali Berishën si “tradhtarin epik të Shqipërisë” dhe se ai sulmon njëlloj edhe luftën e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare edhe luftën e UÇK-së.
“Ndërsa sot kujtojmë Ditën e Çlirimit të Librazhdit, përballemi me luftën e Vladimir Putinit kundër Ukrainës, Evropës dhe Demokracisë. Pikërisht prandaj, sot më shumë se kurrë kërkohet të jemi të bashkuar, për të marrë vendimet e duhura për të mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët. Njësoj, siç bëmë me tërmetin dhe pandeminë. Fatkeqësisht, e djathta, opozita e rublave me non-gratat e veta, është duke bërë çdo gjë për të përçarë shqiptarët, pikërisht tani kur kërkohet bashkim dhe shumë punë e përbashkët. Ne e dimë se inflacioni i luftës se Putinit prek çdo familje shqiptare, si kudo në Europë.
Ne jemi duke bërë me te mirën e mundshme, ne kushtet kur askush nuk e di se sa gjatë kjo luftë do të vazhdojë. Duhet të jemi të përgatitur jo vetem për të tashmen, por për të ardhmen. Ndërsa sot kujtojmë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duhet të themi se gjatë 30 viteve të fundit ka patur përpjekje për të hedhur baltë mbi këtë epope historike të kombit tonë.
Nuk është e rastësishme sot që ata që kanë sulmuar LANÇ për 30 vite me radhë, sot janë në listën e atyre që sulmojnë dhe tentojnë të bëjnë pis luftën çlirimtare të UÇK. Nuk është e rastësishme që tradhtari epik i Shqipërisë Sali Berisha, shan dhe hedh baltë njëlloj edhe ndaj LANÇ dhe ndaj UÇK.
SHQIPËRIA nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport famëkeq, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini dhe rublat ruse”, u shpreh Balla.
hahaha paska shkuar tek keto komuniotete e babait ky
Përgjigju