Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
"Përgëzoj SPAK dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falendëroj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohen për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë "po kokat po kokat pse nuk goditen", tha Balla.
Lajmi kryesor:
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)
G.K//ReportTv.al