Taulant Balla në Milano

Politikë

Balla nga Milano: Objektivi ynë, të marrim shumicën cilësuese nga diaspora! Të çojmë përpara vizionin Shqipëria 2030

12 Prill, 07:07| Përditesimi: 12 Prill, 07:14

  • Share

Nga Milano, drejtuesi politik i PS për diasporën Taulant Balla shprehu bindjen se partia do të marrë një shumicë cilësuese nga diaspora më 11 Maj. Në një takim me gratë dhe vajzat në Milano, Balla tha se bashkëatdhetarët e dinë shumë mirë se vetëm me Ramën dhe PS mund të bëhemi anëtarë të BE.

"Dua të përshëndes me zemër plot 102,000 gra dhe vajza, së bashku me 144,000 burra dhe djem – gjithsej 246,000 shqiptarë nga e gjithë bota do të votojnë më 11 maj. Unë jam shumë i sigurt që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama do të marrin një mbështetje shumë të fortë nga bashkatdhetarët tanë, sepse bashkatdhetarët tanë e dinë fare mirë se vetëm me Edi Ramën dhe PS, Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE dhe se vetëm me Edi Ramën dhe PS fëmijët e çdo shqiptari e shqiptareje, sikurse gjithë të tjerët, do të pajisen me pasaportën e BE-së.", u shpreh Balla.

Më 11 Maj, thotë Balla, është e rëndësishme të realizojmë vizionin për Shqipërinë 2030.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që më 11 maj të votojmë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, tha Balla, duke folur edhe për një objektiv të diasporës, shumicën e cilësuar.  Dhe sa i përket objektivit tonë për diasporën, objektivi ynë është që t'i japim Edi Ramës dhe Partisë Socialiste një shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë për të çuar përpara reformat që na duhen për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda këtij mandati dhe për të realizuar vizionin tonë Shqipëria 2030.", shtoi Balla.

Kujtojmë që të dielën, më 13 Prill, kryeministri Rama do të mbajë takimin me emigrantët në Milano. Kjo është vizita e dytë për këtë vit e kryeministrit Edi Rama në Itali me emigrantët dhe do të jetë takimi përmbyllës i diasporës. Më 29 mars ai ishte në Kretë, ndërsa më 30 mars u takua me emigrantët në Athinë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?