Balla nxjerr dokumentin: Basha e pranoi që në 2017 rolin që ka pasur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte! Betejë Ligjore në KiE për raportin e Dick Marty votuar pro nga PD-LSI

17 Nëntor 2020, 13:27| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 14:37

  • Share

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar ditën e sotme dokumentin, që konfirmon se vetë kryedemokrati Lulzim Basha e pranon rolin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte. Në dokumentin e publikuar, Basha ka pranuar që ka punuar në vitin 1999 Përgjegjës Operacional, Zyra e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Ish- Jugosllavi në Tiranë si edhe në vitin 2000-2004 Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Një fakt i tillë për Ballën, është tregues se ai ka kontaktuar me dëshmitarin e Masakrës në Krushë të Madhe, Milaim Bellanicën dhe e ka bindur që t'i dorëzojë kasetën që është një provë shumë e rëndësishme për të vënë drejtësinë në Kosovë. Ai shton se kjo nuk është një çështje personale me Bashën.  

"Së pari dua të informoj që kjo nuk është një çështje e një karakteri personal me Bashën, por e një morali të munguar nga ana e Bashës për t'i dhënë përgjigje disa çështjeve që nëse do merrte pak kohë, duhet t'i sqaronte. Ne do e kishim bërë që në momentet e para, do iu vë në dispozicion një dokument që na e ka vënë Basha në Kuvend kur është regjistruar si deputet në legjislaturën 2017-2021, që thotë që në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, diçka që Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë dhe rezulton që e ka kontaktuar dhe bindur Milaim Bellanicën që t'i dorëzojë atë provë të rëndësishme që do hidhte dritë mbi masakrën e Krushës dhe nuk gjej dot shpjegim pse analistët e Bashës priren që të bindin opinionin publik se masakra e Krushës është sqaruar, fajtorët e Krushës nuk janë ndëshkuar. Komisioni të mbledhë fakte mbi disa çështje që lidhen me Shqipërinë", tha ai.

Balla sqaroi edhe arsyen se përse u mor vendimi pikërisht tani për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar nga Shqipëria dhe çfarë synohet të arrihet nëpërmjet saj. Numri 2 i PS-së, thotë se Shqipëria tashmë e ka për detyrë që pas aktakuzave ndaj ish-liderëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës të mbledhë të gjitha faktet e të nisë një betejë ligjore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ai shtoi se Basha nuk është objekt i punës së këtij Komisioni. 

"Sepse duhet kuptuar qartë se deri pa u ngritur akuza përkundrejt komandantëve të UÇK kemi besuar se historitë e Netflix që lidhen me krime lufte në Shqipëri janë sqaruar, dhe këto çështje të ngritura në aktakuzë zgjojnë përgjegjësinë institucionale e politike të Shqipërisë, veçanërisht Kuvendit. Ndjen përgjegjësinë për rezolutën e KiE ku biem dakord që kësaj godine e këtij institucioni, s’besoj se ka më turp që përfaqësuesi i parlamentit, kryetar i asaj mazhorance, bëhet fjalë për një qëndrim institucional të asaj mazhorance. Pra vota e 25 janarit të 2011 s’ka qenë personale, por e mazhorancës, koalicionit PD-LSI.

Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë. Në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë. Me heshtjen e tij historike për çdo akuzë konfirmon të vërtetën. Ndërkohë që shqetësimi ynë është dhe lidhet me nevojën që Shqipëria si një vend sovran, me ligje e institucione, çështje që a ka  shqiptarë e shqiptare që besojnë historirat e ndodhive të krimeve qoftë në Has e Kukës. Shpresoj që çështja e Shtëpisë së Verdhë është e sqaruar. Por mendoj se të gjitha duhen mbledhur. Ajo që po ju thoja e sqaroja, është që kjo çështje për fat të mirë nuk është më tashmë. Edhe Kukësi e Hasi kanë po të njëjtën hetim nga institucionet edhe të drejtësisë shqiptare. Shqipëria duhet të sqarojë dhe të bëjë mbledhjen e të gjitha fakteve për të nisur më pas pse jo dhe një betejë në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të çbërë ose sqaruar. Përmes një rezolute vendosen disa detyra. Edhe tek ajo e 25 janarit të 2011. U ngrit hetimi i EULEX, raporti u publikua më 2014. Është jetik një përmbledhje e fakteve nga Shqipëria, qoftë delegacioni në KiE apo të tjera duhet të sqarojmë pretendimet se përgjatë luftës për çlirimin e Kosovës paskësh pasur krime në Shqipëri.”- tha Balla.

Balla ka komentuar edhe deklaratat e ish- kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i doli në mbrojte kryedemokratit Lulzim Basha.

"Nuk hy në debate me politikat e Kosovës, ka axhendën e saj ne e kemi për detyrë që të ndihmojmë që akuzat për ish- luftëtarët e UCK duhen zbardhur. Nuk di si ka pasur mundësi që një gjykatë vendore të ngrejë akuza për krime që kanë ndodhur në Shqipëri dhe në këtë këndvështrim zbardhja sa më parë mendoj që është në dobi të qartësimit se nuk ka pasur krime lufte nga UCK në territorin shqiptar, sikurse jam i bindur që s'ka pasur as në territorin e Kosovës", tha Balla.

Pas daljes përpara Gjykatës Speciale të Hagës së ish- luftëtarëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte, vëmendja është rikthyer edhe te kryedemokrati Lulzim Basha. Një nga dëshmitarët kryesor të një prej masakrave më të mëdha, asaj në Krushë të Madhe, Milaim Bellanica ka filmuar momente nga ekzekutimet e fjalimet e serbëve dhe këtë kasetë ai thotë se ia ka dorëzuar Bashës kur ishte punonjës i UNMIK, por ai e zhduku. Ka qenë fillimisht kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi Bashës që ta publikonte këtë kasetë, pasi ishte një provë shumë e rëndësishme për vendosjen e drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë, për rolin e Bashës në luftën e Kosovës ka folur edhe ish- komandati i UÇK, Latif Gashi i cili ka deklaruar se kryedemokrati e ka arrestuar dhe edhe pse ka qenë me maskë ai e ka njohur. Nisur nga këto deklarata të dëshmitarëve, kryeministri i kërkon që të dalë të sqarojë pozicionin e tij, por Basha i quan trillime dhe gënjeshtra që vijnë nga qeveria për të zhvendosur fokusin nga ekonomia që është në kolaps.

 

CV e Lulzim Bashës, dokument i publikuar nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lojtari: 17/11/2020 22:55

    Me zent covidua po genjeva : ky kok tapa librazhioti tek tavolinat prive ose “vip” te tawani duke i lyp 2mij€ njonit , i bisnessman per cipsa . E di vet ai ka qen 2009-2010 Edhe ate barkderrin qe Ja kerkote e di vet ai ;) ... eshte horrorr nga kush qeverisemi , si knej si anej ,Duret nkok .

    Përgjigju
  • AKREPI: 17/11/2020 21:46

    Zoteri Balla , po a e digjove zoterin Isa Mustafa , tha te tjera , jo nga keto qe thua ti . Po per ate punen e moralit te munguar , sikur zoteri Mustafa i quajti plotesisht te moralshem , punonjesit shqipetar te UNMIK , pra , indirekt te mbeti tij morali i munduar . THua , te dale Basha te sqaroje problemet e krimeve Serbe ne Kosove , po more zoteri , por keni fatin te digjoni vet Isa Mustafen , i cili doli dhe sqaroi te gjithe , se s'ka asnje shqipetar kundra Kosoves .. Po eshte teper e veshtire te kesh vesh te digjosh te verteten , kur je kunder saj ..

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/11/2020 15:54

    Lehaqeniet edhe si shoku Tao bejne kujdesin e duhur per ti hyre ne zemer popullit si e tere jashteqitja e fluturakëve,GLASA POLITIKE SHQIPTARE 30 VJEÇARE.

    Përgjigju
  • Artani: 17/11/2020 15:52

    Sa k.r po tregohesh o tao tao, sa keq po te perdorin, ste vjen trup qe mbledh aty 30 gazetare kok me koke e publikon kete lajm sensasional. Ik i debil nga ke ardhur

    Përgjigju
  • Hajde zbulim hajde: 17/11/2020 15:50

    Kjo qenka nje prove e forte, nje dokument teper sekret i deklasifikuar pas 20 vitesh. Besoj kjo meriton nje "Big up", do thoshte çani ne zone e lire! Ahahahhahahahhaha sa gazi botes po beheni, vetem serbit po i sherbeni me keto pallavra o te paudhe.

    Përgjigju
  • Dori: 17/11/2020 15:12

    BASHA DUHET TE ARRESTOHET SI HETUES I POSHTER I KOMBIT SHQIPTAR DHE VRASES ORDINER i 4 vetave ne bulevard....pis njeri...malok i poshter....

    Përgjigju
  • ceni: 17/11/2020 14:40

    pse uk thoni, bnalla paska be gjithe kete zgbulim, paska zbuluar Cv e lul bazhes. haha na knaqet,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?