Altina Dalipi i dënuar për trafik droge në Belgjikë

Balla nxjerr videon e Bashës krah trafikantit të drogës: Motra e tij është në listat e PD-së në Elbasan

17 Mars 2021, 14:38| Përditesimi: 17 Mars 2021, 14:46

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shfaqet krah Altin Dalipit, një person i dënuar për trafik droge në Belgjikë, i cili është njëkohësisht vëllai i kandidates së PD në Elbasan, Lumturie Hasa.

Po ashtu krahas videon, Balla përmend edhe emra të tjerë me precedentë penalë që janë në vendosur në listat e PD për zgjedhjet e 25 Prillit, të cilëve ligji u ndalon përfshirjen në fushatë.

“Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë”, shkruan Balla.

'Lulezim! Ku je Lulezim?! Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë. Në Elbasan mos e ndrysho listën aman, por mos e fyej Elbasanin. Mjaft u more me gaztorët e tu dhe manipuluesin e kamerave të Kryeministrisë kur Saliu dhe ti qëllonit mbi popullin opozitar. Por në ditët në vijim... Sa për matematikën e numrave kuptohet qartë që ti i je rikthyer planit të çadrës për pengimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 Prill.'- shkruan Balla i cili ka shpërndarë edhe videon.

 

Për emrin e Rezart Tushës, kandidatit të PD-së në Durrës, KQZ i ka kërkuar njësisë së sektorit të Dekriminalizimit që të nisë hetimet.  Ky i fundit është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në Zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 17/03/2021 17:06

    Problemi eshte se Luli nuk nje kanditaten,jo vellain e kandidates.Luli ka marre ato pare dhe kaq.Se kush kandidon nuk ka problem per Luli Basha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?