Balla pas mbledhjes me shtabin: Nga ana e parlamentit Holandez kemi marrë vlerësimet për përmbushjen e parakushteve për konferencën e parë (VIDEO)

2 Nëntor 2020, 10:09| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 12:34

  • Share

Kreu i grupit të PS Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së shtabit të PS ka reaguar lidhur me lajmin që ka qarkulluar dje se Holanda ka vendosur të bllokojë Shqipërinë për negociatat.

Balla tha se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për zhvillimin e konferencës së parë, duke theksuar se nga parlamenti Holandez kanë marrë vlerësime për përmbushtjen e parakushteve.

"Presidenca gjermane që përfundon në 31 dhjetor ka objektivat e veta për Konferencat Ndërqeveritare. Sa i përket vlerësimit, vlerësimi i vetëm zyrtar ësthë ai i KE, që paguhet nga taksapaguesit europiane për një fotografim korrekt të parakushteve, për ato që Shqipëria e Maqedonia kanë pasur nga Këshilli Europian në mars.

KE sikurse të gjithë jeni në dijeni, ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet. Nuk dua të hyj në polemikë, kam pasur me kolegë të tjerë deputetë shqiptarë dhe përfaqësuesë një video-konferencë online me parlamentin holandez, me Komitetin për Çështjet Europiane.

Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim. Nëse hyjmë në çështje që s’kanë lidhje me Shqipëri, por kur hymë tek temat e zgjerimit do thoja që ju e dini që në mars mos gaboj janë në zgjedhjet në Holandë, në maj rajonalet në Francë, në shtator në Gjermani, ajo që unë shpresoj është që vendet anëtare të BE s’duhet që fushata e tyre zgjedhore të mos i lidhin me aspiratat e vendeve që kanë plotësuar kushtet.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare ul për herë të parë qeverinë shqiptare me kolegjin e komisionerëve europianë. Unë e kam thënë shpeshherë, jam optimist, kësaj radhe jam shumë herë optimist. Shqipëria i ka bërë detyrat e veta, këndvështrimet dhe kontekstet nuk i parashikojmë dot", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Rama mbledh shtabin! Balla: Nga Holanda kemi marrë vlerësime për arritjen e parakushteve për integrim! Politika djallëzore të heqë dorë nga fyerjet ndaj mjekëve


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?