Politikë

Balla: Ngremë Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale! Shpresoj të udhëhiqen nga interesi i përbashkët

6 Tetor, 12:07| Përditesimi: 6 Tetor, 12:42

  • Share

TIRANË - Në mbledhjen e kësaj të hëne të Grupit Parlamentar të PS-së është vendosur ngritja e dy Komisioneve të Posaçme, për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Administrative Territoriale. Kreu i Grupit, Taulant Balla, në një prononcim për gazetarët, bëri me dije se për të drejtuar Komisionin për Territorialen kanë propozuar Arbjan Maznikun, ndërsa për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknurin. 

Ai tha se shpreson që Komisionet të udhëhiqen nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend. Duke u ndalur te Zgjedhorja, Balla tha se duhet të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe me urgjencë çështjet e "nxehta" si depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore dhe ligji për financimin e partive. Një thirrje pati për opozitarët, teksa tha se të ulen sa më shpejt në tryezë për ngritjen e Komisioneve. 

“Në përmbyllje të mbledhjes, dua të informoj se grupi i PS do të institucionalizojë në orën 01:00 dy nisma që kanë të bëjnë me ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme në Kuvend, i pari Komisioni i Posaçëm për Reformën zgjedhore, traditë prej shumë vitesh që në fillim të çdo legjislature grupi i PS ka qenë nismëtari i ngritjes së këtyre komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore. Uroj shumë që komisioni të udhëhiqet nga interesi i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë në Kuvend për të përmbyllur rekomandimet e OSBE-ODIHR ndër vite, ku do të theksoja mbetet çështja e depolizitimit të Komisioneve Zgjedhore, duke risjellë në vëmendje edhe zgjedhjet e fundit ku formacione të caktuara politike kontestuan punën  e komisionerëve apo numëruesve të tyre vunë në dyshim cilësinë e punës së tyre. 

PS mbetet partia që ndër vite e ka mbështetur çështjen e depolitizimit. Kam theksuar se ndër çështjet që duhet të adresojë Komisioni i Posaçëm i  Reformës Zgjedhore me urgjencë mbetet rritja e transparencës së fushatave zgjedhore dhe të partive politike. Mund t’iu them se është bërë punë e mirë me shumë ekspertë të atashuar ndër vite. Ligji për financimin e partive politike bën pjesë në detyrat e shtëpisë dhe duhet realizuar brenda këtij sesioni. 

Çështja e dytë, ndoshta për disa duket si futuriste, por duhet adresuar në këto ndërhyrje të radhës që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. Duhet të kemi nenet përkatëse ose draftin gati të republikës së Shqipërisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve për PE, sepse në pritshmëritë tona po afrohet momenti ku duhet të ketë edhe anëtarët e vet në PE. Nisma tjetër ka të bëjë me Komisionin e Posaçëm te Reformës Administrative Territoriale. Projektvendimi i Kuvendit duhet të ketë paritetin e përfaqësimit mes maxhorancës dhe opozitës.  Të gjitha rekomandimet duhen parë në një kontekst më shumë se 10-vjeçar për t'i hapur rrugë reformave të reja sa i përket rolit dhe ndarjes administrative territorial. Uroj dhe shpresoj që edhe grupi parlamentar i PD, i Aleancës për ndryshim dhe PL, dhe deputetët e tjerë sipas projektvendimit që do miratohet të plotësojnë vakancat.”, u shpreh Balla.

Lajm ne perditesim...

Ora 12:22
Komisioni i Reformës Territoriale, Balla thirrje opozitës: Të fillojmë punën


Kreu i grupit Parlamentar PS-së Taulant Balla, gjatë një prononcimi për mediat, tha se Reforma Territoriale, e cila është bërë 10 vite më parë do të rishikohet.

“Unë këtë e kam thënë pra tre vitesh dhe iu kam thënë që duhet bërë 10 vite nga reforma e parë. Ja u bënë 10 vite. Pra në mirëpresim propozime. Mos harroni që jemi në fazën mbyllëse të negociatave me BE”, tha Balla.

Ndërsa bëri me dije se pritet të ngrihet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, Balla pati edhe një thirrje për opozitën që të mos e bojkotojë dhe të ulen bashkë që të nisin punën. 

“Të dyja këto komisione janë të rëndësishme për Kuvendin e Shqipërisë. Uroj që grupet parlamentare të opozitës dhe deputetët e pavarur që të formojnë vakancat për këto reforma. Ju e dini që nëse ne do të propozojmë uljen, ata do të propozojnë ngritjen. Ju jeni një institucion që ne duhet të komunikojmë me palën tjetër. Unë nga këtu po i bëj një ftesë tre kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës që të fillojnë punë dhe ju lutem mos e sulmoni punën e këtij institucioni. PS do të dërgojë ekspertët e saj më të mirë në këtë komision”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket projektligjit të barazisë gjinore, ku kuota e 50% grave dhe 50% burrave duhet të plotësohet brenda 10 viteve, Balla shtoi se do të ketë diskutime në komision parlamentar.

“I takon kuvendit dhe në kemi pjesën më të madhe të tij nga zgjedhjet e 11 majit, dhe t’i shohim do ti baraspeshojmë të gjitha propozimet, por do të ketë edhe ndryshime. Pjesa që përmendet ju, vlen më shumë. Edhe them të drejtën, për PS, e cila ka nismëtarja për barazinë gjinore në Këshillat Bashkiakë. Ne për funskionalitetit e brendshëm në PS, e kemi të nevojshëm, por edhe këtu le të lejmë diskutimet në komisione.”, tha Balla.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?