Ministri Balla dhe ambasadori spanjoll Ventura

Politikë

Balla pret ambasadorin e ri spanjoll Gabriel Cremades Ventura: Spanja mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030!

8 Korrik, 16:13| Përditesimi: 8 Korrik, 16:17

  • Share

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi sot (8 korik) një takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Vlerësojmë mbështetjen pakursyer të Spanjës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030”, u shpreh Balla, duke shtuar se kjo është një dëshmi e fortë e besimit dhe partneritetit të ngushtë mes dy vendeve.

Ministri nënvizoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve spanjollë që vizitojnë Shqipërinë, si dhe shtimin e interesit të bizneseve spanjolle për tregun shqiptar.

“Këto janë tregues të qartë të hapave të mëdha që po hedh Shqipëria dhe rritjes së besueshmërisë së saj ndërkombëtare”, theksoi ai.

Takimi u zhvillua në një klimë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?