Ministri Balla, gjatë takimit me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi

Politikë

Balla pret djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ndan mesazhin e tij nga Haga: I fortë dhe krenar për epopenë e lavdishme të UÇK dhe Kosovës!

17 Qershor, 18:27| Përditesimi: 17 Qershor, 18:31

  • Share

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka pritur sot (17 qershor) në Tiranë, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau me ndjekësit e tij edhe një mesazh që Endrit Thaçi kishte sjellë nga Haga, prej babait të tij.

“Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, shkruan Balla mes të tjerash.

Postimi i ministrit Balla në Facebook

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?