Kronikë

Balla pret ministren e Drejtësisë së Rumanisë: Marrim eksperiencë mbi forcimin e zyrës së aseteve me burim krimin

4 Korrik 2024, 19:41| Përditesimi: 4 Korrik 2024, 19:57

  • Share

Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj, të hedhur për konsultim publik, që parashikon rikuperimin e aseteve me burim kriminal.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se për mirëfunksionimin e zyrës, do të merret përvoja e autoriteteve ligjzbatuese rumune.

Balla priti Ministren e Drejtësisë së Rumanisë, Alina Gorghiu, e pas takimit me të theksoi se ranë dakord të marrin eksperiencën e tyre lidhur me ngritjen dhe forcimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve të fshehura nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

"Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike", nënvizoi ministri i Brendshëm.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?