Taulant Balla dhe Obaid Alhairi Salem Alketbi, ish-Ministër i Shtetit për Sigurinë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kronikë

Balla priti ish-ministrin e sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në Elbasan: E shëtita në rrugicat e Kalasë më të madhe dhe të banuar në Ballkan

28 Korrik 2021, 14:31| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 14:33

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë paradites së sotme priti në Elbasan, Obaid Alhairi Salem Alketbi, ish-Ministër i Shtetit për Sigurinë në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe ish komandant i Misionit Ushtarak të Emirateve të Bashkuara në Kukës e Kosovë.

Balla i shëtiti vizitorët në rrugicat e Kalasë së Elbasani dhe i tregoi thesaret kulturore dhe historike siç shprehet ai brenda kalasë më të madhe fushore dhe të banuar në Ballkan.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Balla shkruan se pari kënaqësinë t’i tregonte miqve nga Emiratet e Bashkuara kalanë e Elbasanit, aty ku më së miri janë të shprehura simbolet e bashkëjetesës fetare

Ai shtoi se së bashku me Alketbi vizituan Kishën e Xhaminë ndërsa ndanë mendime për bashkëpunime të mëtejshme mes dy vendeve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?